Reklamo ketu!

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë

Në rrugën magjistrale Qafë Thanë-Strugë, të enjten, në orën 21.30, pati një aksident të rëndë trafiku në të cilin një person u lëndua rëndë njofton policia.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur në mes të një makine “Audi” me targa të Shkupit të drejtuar nga një 22 vjeçar nga fshati Ladorisht dhe kamion “MAN” me gjysmë rimorkio me targa të Shkupit të drejtuar nga D.M. (39) nga Shkupi, njofton zëdhënësi i SPB-së, Stefan Dimoski shkruan Strugalajm.

Shoferi i automjetit “Audi” u lëndua në aksident dhe mori lëndime të rënda trupore. Ai u transportua në Qendrën Mjekësore në Strugë me anë të automjetit të emergjencës, pas së cilës ai u transferua në spitalin “Shën Erazmo” -Ohër dhe më pas në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

Inspektimi u krye nga një ekip nga stacioni i policisë së Strugës.(Strugalajm.com)