Policia ka shpallur arrest edhe për Feta Halimin që e shpëtoi Ziadin Selën

Në kuadër të aksionit policor për arrestimin e personave përgjegjës për 27 prillin, policia ëhstë duke kërkuar për arrestim edhe policin hero nga Orizarja e Kumanovës, Feta Halimi, i cili njihet si polici që më 27 prill i shpëtoi jetën Ziadin Selës, merr vesh Gazeta Lajm nga burime të sigurta policore.

Këto burime thonë se kjo paraqet skandal, për shkak se është e habitshme që në atë kohë ministri i punëve të brendshme ka qenë nga radhët e BDI-së, si dhe ka pasur shumë funksionarë tjerë më të lartë policorë shqiptarë, kurse tani kërkohet pikërisht Fetahu. Ai për momentin është në Zvicër, rrëfejnë për Gazetën Lajm shokët e Fetahut.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...