Pollozhani:A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të mbahen më 15 tetor të këtij viti.

Ja deklarata e tij e plotë:

Të përgatitesh për zgjedhje me këtë projektim të njësive zgjedhore ku shumicë janë shqiptarët dhe ku diferenca e votuesve i kalon 5 % në dëm të shqiptarëve, me këtë strukturë të Komisionit Qendror Zgjedhor, me Këshilla zgjedhor që do t’i formojnë partitë që gjenerojnë krizë, dhe, me këtë Ligj Zgjedhor, do të thotë që të përgaditësh për zgjedhje, të cilat nuk do të prodhojnë zgjidhje.StrugaLajm

Praktika e dëshmoi se në një elektorat ku dominon obskurantizmi dhe injoranca, populizmi ka sukses sikurse krypa tek dhentë. Dinakëria e Zaevit është duke i joshur të gjitha strukturat gligoroviste të PPD dhe të dëshpëruarit e të gjitha ngjyrave. Zaevi u dëshmua, sikurse edhe Gligorovi, Crvenkovski, Gruevski dhe bandat e tyre të kollarosura se janë në gjendje të plotësojnë çdo kërkesë individuale, mirëpo, kur janë në pyetje të drejtat kolektive, atëherë dhelpra e hedh lëkuren i qingjit.StrugaLajm

Edhe nga partitë me të dështuara shqiptare pritet që të përmendet Molla e Kuqe, Çamëria, Tivari dhe Tregu i Ri, por, a do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë? Besoj se, pasi 25 vjet kanë dëgjuar gënjeshtra, më në fund do t’i thërrasin mendjes dhe do ta vënë në funksion sistemin e vlerave.

In : Aktuale

Loading...
loading...