Reklamo ketu!

Përgjaken rrugët e Maqedonisë së Veriut, 7 të vdekur brenda 48 orëve

Shtatë të vdekur janë regjistruar brenda 48 orëve në Maqedoninë e Veriut, në tre aksidente fatale. Pesë viktima vetëm mbrëmë humbën jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë pak para mesnate në Draçevë të Shkupit, ku humbën jetën tre meshkuj dhe dy gra. Sipas policisë, makina e tipit Renault 5, për arsye ende të panjohur ka dal në korsinë e kundërt dhe ka goditur kamionin që po transportonte mbeturina, informon INA.

Dy viktima të tjera u regjistruan në dy aksidente të ndodhura, njëri në Shkup dhe tjetri në Tetovë. Një vajzë dy vjeçare dje iu nënshtrua plagëve të marra pasi u godit nga një veturë me tabela të Shkupit. Shoferi me iniciale A.S 35 vjeçar, i cili dyshohet se e ka goditur vajzën, me të njëjtën veturë e ka shpie viktimën në spital e cila fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve. Para 48 orësh, po ashtu një 17 vjeçar nga Tetova gjithashtu ndërroi jetë pas aksidentit të dyfishtë në qytet.