“PRANVERA KOSOVARE” DHE VJESHTA KONTINENTALE?!

Xhevdet Nasufi

Ndryshimi radikal i ndodhur pas 6 Tetorit në Kosovë(fitorja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit) pos pritshmërisë,realizoi ate që kisha besimin edhe ndjenjën se kjo strukturë nuk do të mundet të qeverisë tërë mandatin e vet.Kjo edhe u realizua,sepse ndryshe do i ngjant thënies magjike: Është aq bukur sa që të duket e pabesueshme…Po pse kjo dilem e shqetësim kaq shpejt dhe me nguti?
Dy jan momente për këtë kataklizmë politike kosovare:
• Së pari,kriza e thell shëndetsore shkaktuar nga virusi KOVID 19(PANDEMIA) e cila me paparashikushmërin e zhvillimit është svid për gjith botën.Pra,edhe për Kosovën dhe menaxhmentin e saj;Mjerisht,politika në Kosovë i dha përparësi vetvehtës dhe jo pandemisë;
• Së dyti,është kriza politike dhe kacafytja e gjithë spektrit politikë në Kosovë me një zë, kundër Albin Kurti, andaj edhe ndodhi rrëzimi i qeverisë;Në konkludimin tim kjo në kuptimin e legjitimitetit është e pakritikueshme,por a ka moralitet njerëzor në këtë veprim makabër(shtet forcojn dhe nuk dëmtojn në situatë pandemie qeverit),e në atë moralitet politikë në veçanti?StrugaLajm

Miq të dashur,Kovid 19 ka goditje vdekjeprurëse dhe fenomeni konsiston në sulmin e jetës së njeriut,në kataklizmën e mundshme njerëzore, gjykuar sipas pasojave në shum vënde të botës.Por, paralelisht me këtë kataklizmë zhvillohet edhe parapengimi i infektimit sipas rekomandimeve dhe këshillave të mjeksisë repsektive,institucioneve shëndetsore.Rezultatet e kësaj fushate janë pozitive dhe të mirfillta.Domosdo,këto rezultate i siguron dhe fuqizon angazhimi i insitucioneve publike,pra edhe atyre kosovare që jan në shërbim të qytetarit. Pra,shteti me institucionet e veta ka benefitin dhe privelegjin që në mënyren më të mirë të mundshme të krijoj ambientin e parandalimit të infektimit.Kjo,duhet të vlej edhe për Qeverin e Kosovës,edhepse në dorëheqje në të cilin status ajo realisht është e ndryshuar dhe prej sot nuk është e njejt .Nga këtu, është apsurde që të mendohet se Qeveria në dorëheqje ka të njejtin legjitimitet, të njejtin kredibilitet dhe kapacitet vendosës.
Është e ditur, në Ballkan qeveria,apo ai egzekutiv ka pushtetin e vendosjes ekskluzive. Pluralizmin politikë në këto hapsira e karakterizon dyzimi parti-lider mbi të cilin ngritet fuqia e liderëve,por edhe e qeverive të cilave u prijn liderët. Atëher,pse u pengua Kurti të zbatoi politikat e tija të mirplokamuara? Ose edhe më eksplicite,pse Rama po i uzorpon pothujse gjith pushtetet dhe institucionet shtetërore të pavarura në mënyrë të vazhdueshme?
Atëher shtrohet dilema madhore,pse u rrëzua Albin Kurtin kur gjertani me devotshmëri u përball me svidat,bile të paimagjinushme për të gjithë parardhësit e tij? Çuditërisht,menjëher në vigjilje të trajtimit të mocionit në Kuvend, vëndet e Kuintit në krye me SHBA kërkuan vazhdimsin e qeverisjes VV dhe LDK.Kjo nuk ndodhi dhe qeveria Kurti u rrëxua.Kjo nuk është fitore e LDK-së që ngulmoi mocionin,as humbje e VV,por sigurisht humbje e Kosovës,e shqiptarëve edhe në Tiranë,Shkup dhe gjithkundi.Roli i Mustafës,por edhe i LDK-së së tij në këtë hollokaust si majtista ka legjitimitetin ideor të tyre si majtist por,jo edhe ate moral.Mjerisht, Tirana dhe Shkupit(pjesa shqiptare) u sollen si seherxhi në këtë histori duke mos hedh edhe një pikë ujë për të shojtur zjarrin e ndezur,të cilit i fryu edhe Kurti.Me apo pa vetëdije ujin që të gjithë e çuan në Beograd për të blojtur bereqetin e Kosovës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...