PRINCI I OHRIT DHE I PRINCIPATES SE GROPAJVE!

( histori dhe tradita nga fushëgropa e Ohrit)

Familja princore Gropa është një nga familjet më të mëdha dhe më të dëgjuarat në Shqipërinë Lindore, gjatë shek. XIII-XIV. Principata e Gropajve u shtri kryesisht në Dibër, Ohër, Prespë, Perister(mal) me qendër politike dhe administrative në Ohër, rreth viteve 1258-1334 dhe 1355-1394. Gropajt ishin të lidhur fort me Papatin. Ndër figurat më të shquara të kësaj familjeje njihet sevasti Pal Gropa, të cilit, më 1273 iu përfshinë në Principatën e vet edhe fshatrat: Radikë ( e Madhe dhe e Vogël), Kovashicë, Zuadigoricë, Zerqan, Krajë , Zeshicë etj.
Në gjysmën e dytë të shek. XIV shquhet Andrea Gropa, I cili pret dhe monedhat e veta. Më 1389 Gropajt morën pjesë në Betejën e Kosovës. Më 1480 territoret e Principatës së Gropajve dhe të Kastriotëve kryesisht u përfshinë në sanxhakun e Ohrit. Emblema e Gropajve është i artë me një luan të kaltër ngritur në dy këmbët e pasme.
Pas 1417 emblemës së Gropajve i shtohet një shqytëz i kuq me një kolonë të argjendtë dhe të kurorëzuar, të cilën e mban si mburojë luani I kaltër. Ky ndryshim lidhet me mbrojtjen që gëzonin Gropajt nga Papa Martini V (Kolona), stema e të cilit është e kuqe me kolonë të argjendtë dhe të Kurorëzuar.
Përshkrimi i emblemës së kësaj periudhe të dytë jepet nga T.Amayden, por i pashoqëruar nga ndonjë paraqitje artistike.
Pas vitit 1467 Gropajt emigrojnë në Romë, duke marrë një mbiemër të ri, Ҫioki, për shkak të opingave të tyre karakteristike me retra, Dibrane.Trashëgimia e familjes Ҫoku (Qoku) i rendit Gropajt , paraardhësit e tyre, si familje arhondësh që më 1218.
StrugaLajm

Enciklopedia e lirë.StrugaLajm


Loading...
loading...