Pse nga Maqedonia e Veriut kanë ikur mbi 630.000 njerëz?

“Shqetësuese është fakti se 80% e të rinjve duan të largohen nga ky vend që është një statistikë fatale. Nëse keni njëzet të rinj në një dhomë, gjashtëmbëdhjetë prej atyre njëzetëve duan të largohen nga vendi ose tashmë punojnë, dhe vetëm katër prej tyre e shohin veten në këtë vend dhe kjo është me të vërtetë një statistikë fatale”, thotë profesori Jovanoviç

Remzije BILALLI

Shkup, 8 nëntor – Gjithsej 630.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë shpërngulur deri në vitin 2017, ose rreth 30 përqindëshi i banorëve të vendit tashmë përbëjnë diasporën. Raporti më i ri i Bankës Botërore tregon se shpërngulja “masive” ka nis nga viti 2010, kur për nëntë vite, janë larguar rreth 160 mijë banorë, kryesisht të rinj.StrugaLajm

Branimir Jovanoviç, profesor universitar dhe hulumtues i migrimittë të rinjve, në një intervistë për gazetën KOHA thotë se, përkundër asaj se në rajon nuk jemi të parët me ikje, megjithatë shifrat janë alarmante. “Diaspora jonë është më shumë se tridhjetë për qind e popullsisë në vend duke na bërë një nga vendet me diasporën më të madhe, me migracionin apo emigrimin më të lartë në Evropë, në vendin e tretë apo të katërt. Nëse nuk gaboj, në vendet e para janë Shqipëria, Bosnja mbase ndonjë vend tjetër dhe ne jemi këtu diku në krye”, tha Jovanoviç.

Ai theksoi se interesante është fakti se numri i personave të zhvendosur është rritur në mënyrë dramatike që nga viti 2010, dhe afërsisht është 160.000, ndërsa dy arsye janë kryesore. “Arsyeja e parë është se në atë kohë pati një lehtësim të shpërnguljes. Ju e dini që ndodhi një proces i liberalizimit të vizave, dhe në atë kohë shumë më e lehtë ishte për njerëzit të udhëtojnë në vendet evropiane, ata nuk kishin nevojë për vizë qëndrimi të shkurtër dhe kjo i bëri njerëzit të shkonin në Evropë dhe të qëndronin atje”, sqaroi Jovanoviç. Sipas tij, arsye e dytë është mënyra e qeverisjes që në atë kohë përafërsisht u shfaq kulminacioni i autoritarizmit, gjegjësisht regjimi i Gruevskit, dhe i atyre përreth tij kontribuoi që njerëzit të mos konsiderojnë jetën e tyre në këtë vend, por të kërkojnë shpëtimin në vendet e tjera. Jovanoviç ndër të tjera sqaroi se emigrimi i njeriut është cilësi e njeriut dhe njeriu ka lëvizur që nga ekzistenca e tij, ndërsa arsyet janë të shumta por ato zakonisht mund të kategorizohen nën një emër, dhe kjo është kërkimi për një jetë më të mirë.StrugaLajm

“Arsyet kryesore të shpërnguljes që njerëzit i potencojnë janë ato ekonomike. Si arsye ekonomike nuk konsiderohen vetëm të gjeturit e një vendi të punës ose të kanë një pagë më të lartë. Këto arsye janë më karakteristike për njerëzit më të varfër. Ajo që është veçanërisht interesante dhe e rëndësishme për ne është se njerëzit më të pasur dhe më të arsimuar po largohen kohët e fundit. Ata këtu jetojnë mjaft mirë, dhe nëse e analizojnë thellë, ekonomikisht ata fitojnë mirë, por arsyet janë kryesisht të një natyre tjetër, përkatësisht cilësia e edukimit, cilësia e shëndetit, ndotja, jeta kulturore, jeta sociale, mungesa e gjelbërimit dhe gjëra të tjera të tilla”, tha Jovanoviç. Ndër profilet të cilat më shumë largohen janë programoret dhe mjekët të cilët mund të jetojnë një jetë të mirë edhe këtu, siç e potencoi edhe Jovanoviç  këto kërkojnë një jetë më cilësore siç janë kushte më të mira pune, mjedis të qetë pa dhunë, spitale të ndërtuara dhe të tjera.

“Shqetësuese është fakti se 80% e të rinjve duan të largohen nga ky vend që është një statistikë fatale. Nëse keni njëzet të rinj në një dhomë, gjashtëmbëdhjetë prej atyre njëzetëve duan të largohen nga vendi ose tashmë punojnë, dhe vetëm katër prej tyre e shohin veten në këtë vend dhe kjo është me të vërtetë një statistikë fatale”, shtoi Jovanoviç. Ndër të tjera, ai shtoi se mbështetësit e Qeverisë nuk duhet të bazohen vetëm në integrimet evropiane, e qartë është se integrimin evropian është i rëndësishëm për vendin, por nuk duhet ta kufizojmë çështjen vetëm në integrimet evropiane. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...