Publikohet fotoja ku Ahmeti duket me shpatë në dorë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mbanë një shpatë një duart e tij. Kjo fotografi është shpërndarë në ueb faqen e facebukut të BDI-së, ku shkruan: “Shkupi ja dha shpatën komandantit”, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Ahmeti mbrëmë në kryeqytet kërkoi në mënyrë simbolike nga të rinjtë shqiptarë që t’ia japin shpatën më 15 korrik dhe të shohin se si do të lëvizin krahët e tij.

Lideri i BDI-së, mbrëm në Shkupi kërkoi nga rinia shqiptare, nga atdhetarët dhe misionarë shqiptar që me 15-të korrik të ja japin shpatën dhe më pas do të shihet se si do ti vendos në funksion krahët.

“Asnjëherë asnjë luftë nuk e kam humbur sepse shpatën ma kanë dhuruar luftëtarët, asnjëherë as një luftë asnjë betejë nuk e kam humbur sepse shpatën ma kanë dhuruar atdhetarët, asnjë luftë se kam humbur para kundërshtarët më të madhej se sa unë sepse shpatën ma kanë dhuruar misionarët më 15 korrik bashkë ju ftoj të dalim e të më japin shpatën le ti shohin krahët dhe shohin shpatullat e mia dhe të përballem me sukses në të gjitha frontet,” përfundoi Ahmeti.

In : Aktuale

Loading...
loading...