Radio Bleta – “Hajde t’ikim – menjihere!”

Shaqir Islami

 

 

Jam ithtar i Radio Bletës. Një emër i bukur dhe shumë i qëlluar për një media. Në mediat mbarë shqiptare mbizotëron një kakofoni emrash snobe, tërësisht pa shije. Si emrat e mediave ashtu edhe emrat e programeve debative politike. Më kanë shurdhuar dhe më kanë gërditur barbarizma si: Channel; Klan (fjalë që lidhet me mafinë dhe krimin e organizuar (!); lloj – lloj News; … pastaj, emrat e programeve në gjuhë të huaja, ç’është kjo përbuzje dhe nënçmim i gjuhës amtare (!) si : Opinion, Click; Provokacija, Tonight, Deja vu, J’amais vu, Top story… (Kujt i drejtohen këta idiotë!? … a e dinë këta bilmezë – snobë se kush është publiku i tyre? Thjesht, kujt i flasin këta bilmezë?

Industria e medias në gjuhën shqipe gëlon nga turpi dhe snobizmi. Prandaj e kam shumë për – zemër Radio Bletën. Me përmbajtjen e programeve dhe prodhimeve të saj s’mund të them se jam i kënaqur. Sepse, nuk jam. Por emri është ok.StrugaLajm

E them sinqerisht, radio është mbret i mediave. Dashuria ime me radion është shumë e hershme. Është një dashuri me mbresa të forta. Gati të papërsëritshme. Fajin e ka rock-muzika. Merreni me mend, vitet e shtatëdhjeta! Kush thotë se ka kaluar një gjysmë shekulli! E sidomos Radio Luksemburg (për ata që e kanë ndjekur atëherë). Një radio pirate e asaj kohe që emetonte rock-muzikën. Dhe tani me këtë moshë u mbusha me mornica. Më rrëqethet i tërë trupi vetëm kur i zgjoj kujtimet e asaj kohe. Kurrë s’e kam dëgjuar, radio Tiranën! Kurrë!

Radio është një media që nuk të mban të ngulitur në të, t’i hapësh sytë dhe veshët drejt asaj. Jo, radio ta jep lirinë që edhe të bësh njëqind punë tjera, edhe ta ndjekësh atë. Ta jep këtë liri, këtu është edhe magjia e radios. Radio është një histori suksesi në vete, akoma edhe në kohën e mediave digjitale, mbahet fortë; shumë ma mirë se shtypi. Ndonëse mediat kanë pësuar ndryshime të paimagjinueshme dikur, mediat tradicionale akoma janë për mashalla!StrugaLajm

Tema e këtij shkrimi, nuk është media e radios ‘per se’, është një reklamë e Radio Bletës. Reklama amatore dhe naive e bërë nga gazetarët e Bletës, e josh energjinë sociale të shoqërisë shqiptare në Maqedoni që ta braktisin vendlindjen dhe të migrojnë në Gjermani. Edhe unë kisha shkuar, (siç tingëllon zëri i mashkullit në këtë reklamë të porositur nga një agjenci që përfiton nga halli i fukarasë): “Menjëherë”. Sa herë që e dëgjoj brenda ditës, qeshem ëmbël, dhe e imitoj gazetarin e Bletës: “Menjëherë”, kisha ik dhe unë me gjithë moshën në shpatulla. Po, po …

Sekush do, që të ik nga ky vend! Para syve tanë ikë energjia shoqërore e vendit. Energjia krijuese e shoqërisë sonë, dhe askush nuk shqetësohet; askush nuk bëzan! Shoqëria jonë vuan nga paraliza mendore. Pra, sipas reklamës, në vendin tonë shpresa ka larë lesh. Shpresa ka ik nga këtu, para nesh. Regjimi pesëmbëdhjetë vjeçar i tandemit zullumqarë Gruevski & Alija, ua shtrydhën shpresën qytetarëve shqiptarë. Ua vyshkën shpirtin dhe shpresën. Ua gërryen dinjitetin, burrërinë, i varfëruan deri në atë derexhe që ta marrin dhenë: ku këmbët sytë. Allo, si është numri i mobillit të Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës për Krime Ndaj Njerëzimit? Kam një rast për ta kallëzuar.

Për habi, akoma, askush nuk i kërkon hesap Alisë edhe pas gjithë kësaj katrahure që ka shkaktuar! Është koha të hapet një debat publik për krimet shpirtërore të bëra ndaj shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Nuk duhet të heshtet më. Ata, germë për germë ua vyshkën shpresën, dhe ua dërmuan shpirtin qytetarëve deri në atë derexhe sa që zgjedhja e vetme të jetë ikja në masë e qytetarëve! Ikja e rinisë nga vendlindja është arritja më e madhe politike e zadrugës famëkeqe të Zajazit, përveç shkatërrimit të arsimit, të historisë, të kulturës dhe varfërimit të pamëshirshëm të qytetarëve shqiptarë. Kjo ikje në masë është pasojë e një projekti politik shkombëtarizues ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

Të gjithë duan të ikin ‘menjëherë’ nga ky vend! Dialogu i reklamës sa është qesharake; aq është tragjik. Por, është një reklamë shpresëdhënëse. Nëse nuk ka jetë për shqiptarët në Maqedoni, bujrum, ka jetë dhe mirëqenie në Gjermani. Atje barem do të ndjehen si njerëz me dinjitet. Sipas reklamës së Radio Bletës, Gjermania është shpëtimi i shoqërisë sonë! Siç e thotë zëri i femrës: ‘ta sigurosh ardhmërinë dhe mirëqenien tënd, thirr fallan numrin e agjencisë filan dhe ik prej këtu sa më parë’. Reklama është patriotike dhe e sinqertë. Alia kurrë s’ka qenë i sinqertë me këta qytetarë, të cilët akoma i qeth si delet. Siç nënkuptohet nga reklama e Bletës, këtu nuk ka më bereqet. Nuk ka shpresë derisa akoma sundon zadruga marksist – leniniste e Zajazit.

Një zgjidhje më e arsyeshme dhe e kollajshme do të ishte që të ikë Alia me gjithë bandën e vetë zullumqare. Por, këta janë të detyruar ta përfundojnë projektin e zhbërjes së shqiptarëve të Maqedonisë. Projekti thotë: të mbeten sa më pak shqiptarë këtu! Dëgjoni reklamën e Radio Bletës, edhe pak derisa kanë mbetur dëgjues. Një ditë, edhe Radio Bleta do të shuhet sepse nuk do të ketë kush ta dëgjojë më. Do ik dhe Bleta, … një ditë të bukur pranver


Loading...
loading...