Ramazani, shiu i mëshirës

 

Abdullah ibni Abbasi thotë: Dëgjova nga i Dërguari i Zotit se Xhenneti nga viti në vit zbukurohet për shkak të ardhjes së muajit të Ramazanit

Nga Hasan BAFTIJARIStrugaLajm

Ramazani është muaji i pastrimit të shpirtit dhe qëndrimit larg mëkateve. Në këtë muaj zhduken shumë mëkate dhe Zoti mbulon shumë të këqija dhe të meta të robërve të Tij të mirë. Nuk ka ndjenjë më të mirë se ajo që njeriu të ndjejë mëshirën dhe faljen Hyjnore.

Muaji i Ramazanit është si shiu i butë i pranverës i cili bie mbi shkretëtirën e thatë dhe të rreshkun. Ejani që shkretëtirën e shpirtit tonë ta vadisim me këtë shi jetëdhënës. Tani që problemet dhe vështirësitë e jetës na kanë lodhur dhe shqetësuar, Ramazani është një rast i veçantë për të dalë nga pëlhura që na ka rrethuar trupin dhe shpirtin. Megjithëse këto çaste të ndritura kalojnë shumë shpejtë, por këto çaste njeriut i rikujtojnë marrëveshjen me Zotin dhe rrugën e të jetuarit drejtë. Ramazani është përplot me çaste të bukura të cilat nuk mund të shpjegohen me fjalë, por që duhen shijuar. Ramazani është qetësues i zemrave që me pendim të sinqertë të fluturojnë drejt qiellit të mëshirës Hyjnore. Ky muaj i dashur qëndron pranë nesh disa ditë dhe disa net dhe dalëngadalë largohet. Syfyret e ndritura, iftaret plot begati dhe çastet përplot me sekrete të agimit, krijojnë një ambient të mbushur plot spiritualitet dhe pastërti dhe mundësojnë fillimin e një përvoje të re. Në këtë botë përplot trazira, njeriu më shumë se kurrë ka nevojë për tu çliruar nga monotonia, të merret pak me veten dhe të mendojë për qëllimet e krijimit. Të gjithë e dimë se njeriu, përveç nevojave materiale, ka edhe nevoja dhe kërkesa të shumta shpirtërore. Nëse këto nevoja lihen në harresë, njeriu pëson dëm të pakompensueshëm. Njëri prej qëllimeve të agjërimit në muajin e bekuar të Ramazanit është që njeriu të çlirohet nga tufani i jetës spirituale. Muaji i Ramazanit neve na mëson se si të qëndrojnë përballë veprave të cilat na udhëzojnë drejt rrugës së gabuar. Ky muaj i shtrenjtë me të gjithë potencialin që ka, njeriut i mundëson që në çdo vend të ndjejë prezencën e Zotit. Në ekzistencën e çdo njeriu fshihet një fuqi Hyjnore e cila inkurajon në punë të mira dhe ndalin nga punët e këqija. Të gjithë e gjejnë këtë fuqi në brendinë e tyre dhe ndjekjen e saj e cilësojnë një mirësi dhe krenari. Sinqeritet, mirësi dhe drejtësi duhet të presim vetëm prej atyre personave në brendinë e të cilëve është zgjuar dhe aktivizuar kjo fuqi.Në këtë muaj të bekuar, shpirti i njeriut pastrohet në burimin e kthjellët të mëshirës Hyjnore. Në këtë rast, njeriut i lind një kënaqësi të cilën nuk dëshiron ta ndërrojë me asnjë kënaqësi tjetër në këtë jetë. Nga Profeti i Zotit, pyetën se cilët janë veprat më të mira në këtë muaj? Tha: “ Puna më e mirë është ruajtja nga gjërat që ka ndaluar Zoti. Pra, njeriu të mos e bëjë atë që e ka ndaluar Zoti”. Tani që në muajin e Ramazanit është krijuar një mundësi e re që të rishikojmë mendimet, sjelljen dhe ndjenjat tona. Kur’ani, si libri më i plotë Hyjnor, është udhëzues për njerëzit. Në ajete të ndryshme të këtij libri Hyjnor, Zoti ka përmendur veçoritë e besimtarëve dhe njerëzve të mirë duke premtuar se këto veçori njeriun e çojnë drejt lumturisë dhe progresit në sfera të ndryshme. Njëra prej veçorive të njerëzve të shëndoshë dhe të mirë është besimi i tyre i patundur në Zotin e Plotfuqishëm. Zoti, në ajetin 9 të sures Ankebut thotë:, kusht për hyrjen në mesin e njerëzve të mirë i ka vendosur besimin dhe veprat e mira. Në këtë ajet lexojmë: “E ata që besuan e bënë vepra të mra, ata do t’i rradhisim ndër më të mirët.”. Besimtarë të vërtetë janë ata njerëz të cilët kanë një zemër të mbushur me dashuri për Zotin dhe vazhdimisht e madhërojnë dhe adhurojnë Zotin. Ata, nën hijen e besimit dhe bindjes që kanë në Zotin Fuqiplotë, veten e ndjejnë shumë të siguritë dhe ndjejnë një qetësi të paparë. Besimi, si një mbrojtës i fuqishëm, njeriun e ruan nga dëmtimet shpirtërore dhe morale. Njerëzit punëmirë janë njerëz të shëndoshë edhe nga aspekti shpirtëror dhe psiqik. Përvoja ka treguar se besimi në Zotin Fuqiplotë, njeriut mund ti falë qetësi dhe siguri. Nga këndvështrimi i njerëzve besimtarë, bota nuk është një përmbledhje elementesh të kotë dhe pa vlerë, por është një sistem i cili ndjek një qëllim të caktuar.StrugaLajm

Ai i cili nuk beson në prezencën e Zotit në gjithësi, padyshim që ndjen një boshllëk dhe kjo ndjenjë negative ndikon edhe në sjelljen dhe edicionet e tij. Në anën tjetër, njeriu besimtar, ka një vështrim pozitiv ndaj botës dhe ky vështrim atij i fal një lloj gëzimi dhe qetësie. Nga këndvështrimi i një njeriu të këtillë, Zoti Fuqiplotë është burimi i të gjitha të mirave dhe bukurive në gjithësi. Ai është Zoti i Gjithmëshirshëm që në kulmin e fuqisë dhe madhështisë qëndron pranë robërve të Tij, dëgjon dhe lutjet e tyre. kjo ndjenjë, bën që besimtarët të posedojnë shëndet më të mirë shpirtëror dhe psiqik. Një dijetarë në lidhje me këtë thotë: “Sado që besimtarët të kenë besim më të fortë, aq më shumë mbrohen nga sëmundjet psiqike. Nga shenjat e besimit fetar tek njeriu është mendja e qetë. Besimi zhduk shqetësimin dhe njeriut i fal qetësi”.Muaji i bekuar i Ramazanit është rasti më i mirë për kultivimin e gonxhes së besimit në tokën e ekzistencës tonë. Lusim Zotin Fuqiplotë që të na falë dhe forcojë besimin në zemrat dhe shpirtin tonë. Muaji i Allahut, në vete ngërthen veçori të posaçme. Ky muaj i ngjan një qyteti i cili për çdo vit pret vetëm për një muaj mysafirët e Zotit. Çdo cep i këtij qyteti përfundon tek Zoti kurse ai është i vjetër sa vet zanafilla e njeriut. Gjatë muajit të Ramazanit, melaiket, janë në shërbim të mysafirëve të gostisë Hyjnore. Ato vazhdimisht përkujtojnë dhe përmendin Zotin dhe vlerësojnë mysafirët e tij. Pëshpëritja e vetme e engjëjve është kërkesa e udhëzimit dhe lumturisë për mysafirët dhe Zoti me kënaqësi pranon këtë lutje të tyre për robërit e Tij. Në muajin e Allahut, djalli dhe shokët e tij nuk lejohen të marrin pjesë në këtë gosti Hyjnore. Mysafirët e kësaj gostie, në një qetësi të këndshme bisedojnë me Zotin e tyre dhe nën hijen e mëshirës së Tij, kërkojnë rrugën e lumturisë. Muaji i Allahut është muaj i lutjeve dhe afrimit me Allahun Fuqiplotë. Në këtë muaj, për shkak të përkuljes dhe bindjes ndaj Zotit, shpirtrat fitojnë një ekuilibër më të madh. Mysafirëve të Zotit u është dhënë premtimi se nëse ata gjatë këtij muaji, nga mëngjesi deri në mbrëmje heqin dorë nga haja dhe pija, Zoti ata do ti ngijë me kupën e mëshirës së Tij. Si rrjedhim, mysafirët mbyllin gojën përballë çdo ushqimi dhe nuk flasin asnjë fjalë të papërshtatshme. Gjëja e vetme që dëgjohet janë lutjet dhe adhurimet dhe zëri i këndshëm i leximit të ajeteve kuranore. Era e këndshme e Ramazanit dhe e të qenurit rob i të Gjithmëshirshmit, e mbush përplot me aromë këtë muaj të bekuar. Ata që hyjnë në muajin e Zotit, me njëri tjetrin janë të mëshirshëm, në buzë kanë buzëqeshje dhe sa më shumë që u shtohet uria, atyre aq më shumë u shtohet vullneti për të ushqyer të uriturit. Në lutjet dhe namazet e tyre, ata vazhdimisht luten për falje dhe mëshirë. Ky muaj, është muaji i Ramazanit. Më i miri ndër të gjithë muajt. Çastet e tij janë çastet më të mira dhe ditët dhe netët i ka më të mira së çdo kohë tjetër. Kur fryn era e lehtë e ramazanit, butësia e saj i përfshin të gjithë. Në këtë moment, çdokush mund të hyjë në gostinë Hyjnore dhe duke hequr dorë nga mëkatet, mund të shijojë kënaqësinë e jetës. Profeti Muhammed (savs) ka thënë: “Kush agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe duke shpresuar shpërblimin nga Allahu, do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme“.

Në ç’do shtëpi, në ç’do xhami dhe madje në mbarë popullin musliman, mbizotëron një atmosferë e veçantë. Muslimanët mezi e presin ardhjen e Ramazanit dhe ndjejnë një lloj trishtimi kur ditëve të këtij muaji u vjen fundi. Le të fillojmë të jetojmë një muaj devotshmërie në këtë Ramazan, me qëllim që t’i shmangim gjembat që na zënë udhën në formën e tundimeve që i hasim si në mendje ashtu edhe në shoqëri. Ta shtojmë studimin e Kur’anit në këtë muaj. Thuhet se, kur do dikë, di edhe imtësitë më të hollësishme që ai thotë, se çka i pëlqen dhe çka nuk pëlqen. Kësisoj, si mund të pohojmë se e duam All-llahun e Madhërishëm, kur ende dimë shumë pak rreth mesazhit të Tij dhe mirësive që na ka dhuruar? Ramazani është një rast i rrallë për një reflektim të thellë në mesazhin e Kur’anit Muaji i Ramazanit është moment i fillimit të shpalljes së Kur’anit, prandaj edhe quhet muaji i Kur’anit, i shpalljes, i pejgamberisë. Gjatë ditëve dhe netëve të Ramazanit çdo njëri mundohet që të gjej ndonjë rrugë dhe mënyrë për t’iu afruar Zotit. Muaji I Ramazanit është muaji I lutjes dhe vazhdimit të marrëveshjes me Zotin. Muaji në të cilin robi në prezencë të Zotit pastron zemrën dhe shpirtin nga papastertitë, dhe me respekt dhe afrim tek Ai e shkatërron murin e mendjemadhësisë. Mjafton që njeriu të ulet ne tryezën e mirësive shpirtërore te këtij muaji dhe të përfitojë nga ajo. Tani në muajin e bekuar të Ramazanit është shtruar tryeza e mëshirës dhe Zoti i fton robërit e vet që të marrin pjese ne ketë mikpritje. O Zot me zemër te mbushur plot shpresë në mirësinë Tënde, jemi nisur drejt shiut të butë pranverorë që të përfitojmë nga deti i pafund i mëshirës Tënde. “O Ti qe ke fuqi absolute dhe dijeni mbi te gjithë gjërat.

In : Aktuale

Loading...
loading...