Referendumi!

 

Pse duehet të votojmë pro Referendumit

Shkruan: Prof. Sabaudin ZHUTA

Debate dhe shum dilema !

Unë jam për shoqëri e shtet të integruar në strukturat

Euro-Atllantike.StrugaLajm

-Definitivisht si shqiptarë duam në aleancen ushtarako-politike, në NATO e BE ! Jo pse këte e trumpetojnë (për lekë)ca deshtakë politikë të sojit tonë,por nga vizioni për të ardhmen.Fakti që rrethanat na detyruan të migrojme dhe Shqiptarët që moti të jenë banorë e pjesë  Eurotransatllantike është edhe një argument, por edhe shum të tjera !

Në periudhat socialisto- komuniste, paguam shtrenjtë “tallin” ndaj hordhive e hileqarëve të atyre kohërave.

Sot kur raportet; të themi kan ndryshuan duam rehatin shpirtërore dhe një jetë më me perspektivë e komode. A e kemi ate ? Them se jo. Jo sepse metastaza korruptive e politikës; u bë kriter e mjet  matëse  vlerash. Ky trend vështir të çrrënjoset, akoma dhe sot po vazhdon. Një pjesë qeveritarësh të korruptuar që akoma qeverisin, janë shembull i keq për të ndryshuar gjendjen. Pikërisht për këte,na duhet ti mbështesim proceset aktuale të inicuara nga Perëndimorët. Kjo, shpresoj do tua then qafen.StrugaLajm

SHBA-të jan miqët tanë të dëshmuar dhe ate në çastet më kritike të kombit dhe dy shteteve shqiptare, e treguan në vepër. Mirnjohja jonë ësht gjer në zenit. Gjërat duhet ti themi hapur; ato kan planet strategjike për mirvajtjen e proceseve në Ballkan, për integrime dhe mirqënie.

“Gruevizmi putinian” pro-rus na solli në buz të gremines, na plaçkiten gjer në palcë, na përbuzen si të primitivë, e “indianë”! Na shanë e na vrane…

Këto zullumqar sot jan të përballur me drejtësin akoma të cunguar, akoma të pa,arritur.. Ato paturpësisht kërkojnë amnesti për krimet e shumta të tyre,për hajnitë… etj.etj. kërkojn rrugën e shpëtimit duke bojkotuar këte referendum. Dhe dilema është kjo, a duhet që ne ti përkrahim me bojkot? tiu bashkangjitemi atyre ? ABSOLUTISHT – JO ! Dhe ky është çmimi i referendumit të cilin ne duhet përkrahur, është shpresa e shpëtimit është shansi ku në fazen e ndryshimeve kushtetuese, të konceptit të një shoqërie qytetare ,bashkarisht të këmbngulim me forcen e argumenteve si popull autokton shqiptar të bartim shtetformësinë, përdorimin zyrtarë të gjuhes shqipe dhe atributet tjera specifike tonat.Duhet ti rrekemi punës, ti bëjmë ndryshimet. Jo me abstenim. Është momenti që duhet kapur hapin. Divergjencat edhe mes neshë jan të shumta, jan të atillët nga edhe më ekstremët dhe nuk duhet gjykuar. Atyre duhet sqaruar peshën e kantarit. Ato që moren për obligim kampanjën duhet që drejt të punojnë. Jo defilime formale e promovime  partiake, por (nëse i din) sqarime thelbësore e të sinqerta. Të sinqerta për hir të fëmijve dhe nipërve tanë.

Jo migrim e zbrazje fshatrash, por punë e standarde evropjane këtu mes nesh, në vatrat e stërgjyshërve tanë !

– Pra duhet përkrahje sepse duam ndryshime, ndryshime edhe të politikanëve të mykur,të paditur, jemi për identitetin tonë, për vlera  civilizuese evropjane., për hapje perspektivash !

In : Aktuale

Loading...
loading...