Rini Dauti nga Struga, zgjidhet nënkryetar i UKSHF në Zvicër

Në kuvendin zgjedhor të Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, është zgjedhur Kryesia e re prej 8-të anëtarëve, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

“Kryesia e re e Unionit perbehet nga Feti Demoli kryetar, Rini Dauti nënkryetar, Fatmir Osmani sekretar/nenkryetar si dhe anetaret Ise Lokaj, Selajdin Saliu, Ardit Sadikaj, Skender Thaçi dhe Enver Qorraj. Në këtë Kuvend u diskutua per mundësitë e Unionit në të ardhmen. Idete e pasqyruara duhet të bëhen realitet ne platformen e re të përbashket te Unionit. Kryesia e re u zotua të ketë nje kontakt më të ngushtë me klubet e unionit dhe te zgjeroje aktivitetet e saj. Bashkëpunimi me Federatat e Futbollit të Shqiperisë dhe Kosovës do te jetë nje nga pikat e kësaj platforme të re”, thuhet në njoftimin e UKSHFZ-së.StrugaLajm

Ne ditët në vijim do ju njoftojmë me hollësisht për idetë dhe platformen e re te Unionit, thuhet më tej në Njoftim.StrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...