Rinia e Koroshishtës realizon aksionin të madh humanitar në Strugë, Ohër Pogradec

Rinia Islame Koroshishtë realizon aksionin më të madh humanitar nga Ohri dhe Struga deri në Pogradec.

Të ndihmosh një nevojtar do të thotë të ndash lotin me të, të ndash dhimbjen me të, t’I qëndrosh pranë në ditët më të vështira për t’ja ëmbëlsuar jetën. Të ndihmosh një nevojtar do të thotë të sakrifikosh diçka të vogël nga vetja për ti rikthyer buzqeshjen një skamnori, e pikërisht ajo kënaqësia e madhe që përftojmë është shëmbëlltyrë e kësaj buzqeshje falenderuese, një ndjenjë që bëhet pjes e jotja, e identitetit dhe e karakterit tënd.StrugaLajm


 Rinia Islame Koroshishtë të prirur nga Imami I xhamisë Artim efendi Veliu organizuan aksionin më të madh humanitar në Strugë por që në të vërtet tejkaloi kufijtë dhe u shtri deri në qytetin e Pogradecit me rrethinë. Gjatë këtij aksioni u shpërndanë rreth 10.2 T artikuj ushqimor dhe sanitar për 200 familje. Falenderimi më I madh I takon fillimisht Allahut të madhërishëm I Cili na mundësoi që me suksesin më të madh ta përfundojmë këtë aksion madhështor, gjithashtu falenderojmë të gjithë donatorët pa përjashtim që zgjodhën të na besojnë duke u bërë mbështetja jonë më e madhe financiare dhe morale.
Thot Rumi: ”O Zot, ushqeji ata që ushqejnë nevojtarë dhe për çdo dërhem që japin, jepju njëqind mijë të tjerë…”. Ne Rinia Islame Koroshishtë një strukturë tashmë e konsoliduar humanitare nga viti në vit po e dëshmojmë seriozitetin në përmbushjen e misionit tonë: të bëhemi dora e mëshirës për të gjithë nevojtarët, të bëhemi ajo dorë që ju thanë lotët e ju kthen gëzimin. Rinia Islame Koroshishtë gjithashtu tashmë është një derë, një mundësi për të gjithë ato që dëshirojnë të bëhen pjesë e një aksioni humanitar qoft me mjete financiare, fizike apo morale. Qëllimi jonë kryesor ështe arritja e kënaqësisë së Allahut.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...