Sa herë dëgjoj se në Strugë ka rënë dëborë, këtu më ngrin shpirti..

Medine Halimi/Strugalajm.com

Sa herë dëgjoj se atje ka rënë dëborë, 
këtu më ngrin shpirti.. 
Më ka marrë malli për hundën e ftoht dhe mëngjeset rreth e rrotull tryezës bashkë me prindërit, vëllain dhe motrën. Ngrohnim zemrën dhe trupin çdo mëngjes me çaj mali, bukë të ngroht e sapo dal nga furra, me djath bio që mami e bënte pa përtim.. Copa buke të lyera me margarin dhe sipër pak veget. 
Sa shumë nostalgji..
Unë, vëllai dhe motra shpejtonim se kishim traditën e “tasit”, kushërinjt na prisnin jashtë që atë dëborë që kishte rënë ta kthenim në akull dhe të rrëshqisnim. 
Bëheshim akull edhe ne, ashtu të lagur, 
të ftohur vraponim kush të zinte 
furrën e shporetit për t’i ngrohur këmbët.. 
Ne nuk kishim smartphone. Na paska dashur Zoti! 
Ne flisnim me njëri tjetrin, shkëmbenim mendime, përqafime. Nuk dinim të ofendoeshim, nëse në mbrëmje ishim zënë, 
në mëngjes i buzëqeshnim njëri-tjetrit! 
Nuk e nihnim mërin! Jo sikur sot!!! 
Të gjithë bëheshim bashkë tek gjyshja, 
ajo tregonte histori ne e dëgjonim me kureshtje dhe respekt. 
Kur në dhomë futeshte një më i madh se ne, qoheshim në këmbë për ta nderuar dhe liruar vendin.. Po sot?! 
Sot nuk dallohen të vegjlit nga të mëdhenjt, janë në një nivel respekti! 
Qejfi dhe hareja më e madhe ishte kur vinte halla me fëmijët, djali i hallës si më i madhi na radhiste tek shkallët e “ajatit” dhe luanim shkolla, ai mësuesi dhe ne më të vegjlit, nxënësit. Po sot pyes veten a kanë fëmijët e këtij shekulli një imagjinat të tillë?! A din të vet’organizohen sikur ne?! Mëkat! 
Jeta kaloka shpejt, më shpejt se era. Idet, respekti ndryshojn bashkë me njeriun. 
Dhe të gjitha më duket se po shkojn drejt degradimit! 
Ç’mund të sjell një shoqëri ziliqare, keqdashëse dhe jo e sinqert?! Vetëm fundosje. 
Ne si prindër që sadopak kemi reflektuar të bëjm më të mirën për fëmijët tanë. 
Që edhe ata nesër, njëjt sikur ne sot. Të kenë kujtime dhe të qajn e qeshin me to sepse koha e kaluar ka qenë e art!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...