SAMITI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË NË MAQEDONI

Nismë për rrugë të bashkimit dhe shpëtimit

Kanë mbetur edhe pak punë përgatitore për mbajtjen e Samitit të Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni, që do të mbahet disa ditë me radhë, në lidhje me situatën e aktuale në vend, rajon dhe më gjerë; gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni dhe mundësitë për hapjen e perspektivave të reja zhvillimore dhe integruese; procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE, përparësitë dhe shkaqet e vonesave; mundësinë e unifikimit të faktorit politik shqiptar në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare; sistemin zgjedhor dhe listat e votuesve; si dhe çështje të tjera aktuale.StrugaLajm

Çdo popull i qytetëruar, klasën intelektuale e konsideron për pararojë të proceseve progresive dhe zhvillimore të tij. Është koha që këtë ta dëshmojmë edhe ne shqiptarët në Maqedoni, se jemi popull i zgjuar, me tradita qytetarie dhe shtetformuese, të pjekur mjaftueshëm për marrjen e fatit në duart tona.StrugaLajm

Ne duhet të vetëvendosim për fatin tonë, të sotmen dhe të ardhmen. Askush nuk guxon të nënshkruaj programe të huaja të dozuara për të drejtat dhe përparimin e shqiptarëve në Maqedoni, pa vullnet të shprehur me miratim nga shumica.

(8.XI.2019)

In : Aktuale

Loading...
loading...