Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se tashmë është shënuar viktima e dytë nga virusi korona në Shqipëri. Viktima është një 66-vjeçar nga Lushnja i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në repartin Infektiv, në gjendje të rëndë.

Pacienti vuante nga disa sëmundje të ndryshme si sëmundjet kardiake, edemë pulmonarë dhe sëmundje të veshkave. Personi i parë që ndërroi jetë nga virusi korona në Shqipëri ishte një 73-vjeçare nga qyteti i Durrësit, e cila ndërroi jetë më 11 mars.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...