Shkëmbi zë poshtë makinën, dyshohet për viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torovicë të Lezhës pak minuta më parë. Rënia e një një masivi shkëmbor ka zënë poshtë një automjet tip fuoristradë që po kalonte aty. Mësohet se dy persona kanë humbur jetën. Ata nuk kanë mundur të dalin në kohë nga automjeti.

Burime policore bëjnë të ditur se dy personat udhëtonin me automjetin e zënë poshtë nga shkëmbi. Asnjë prej tyre nuk ka mundur të dalë nga makina në momentin e shkëputjes së gurëve. Reshjet e shiut të rëna gjatë paradites së kësaj të shtune ka nxitur rënien e gurëve në këtë pjesë të rrezikshme të Torovicës së Lezhës.StrugaLajm

Pritet mbërritja e autoambulancës dhe forcave të policisë në vendin e ngjarjes.StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...