Shprishja e familjes

Një anë e shëmtuar e këtyre problemeve të pamenaxhuara institucionalisht, janë edhe emisionet e ndryshme televizive, në të cilat sillen njerëz nga e njëjta familje, të hasmëruar mes veti. Publiku pa dashjen e tij bëhet dëshmitar i një zënke që nuk merr kurrfarë epilogu, kurse drejtuesit e këtyre emisioneve janë të interesuar të kenë sa më shumë audiencë

Nga Emin AZEMIStrugaLajm

Problemi i shprishjes së familjes, si bërthamë e shoqërisë, është një fenomal global. Por, ky problem në kontekstin tonë shqiptar merr përmasa shqetësuese kur të kihen parasysh tronditjes që ka përjetuar familja shqiptare në periudhën e tranzicionti të stërzgjatur. Nuk ka analiza të specializuara, por nga një vëzhgim sipërfaqësor, sidomos po të ndiqen disa emisione televizive të Tiranës, rezulton që fuqia kohezive e familjes po shkon duke rënë, ndërkohë që individi mundohet të ruaj një far drejtpeshimi të prishur.
Ka me dhjetëra raste që familjet janë shndërruar në arena të përgjakshme, si pasojë e mos marrëveshjeve të shumta. Krimi në familje po bëhet gjithnjë e më shqetësues, kurse viktimat paguajnë shtrenjtë koston e kontesteve të pazgjidhura pronësore-juridike, por edhe të mosmarrëveshjeve të tjera. Shteti ligjor ende nuk po mundet të mbulojë gjithë hapësirën problemeve të shumta dhe kjo ka ndikuar që individët apo grupet t’i qërojnë në mes veti hesapet, duke zbatuar kështu ligjet e pashkruara të xhunglës.
Një anë e shëmtuar e këtyre problemeve të pamenaxhuara institucionalisht, janë edhe emisionet e ndryshme televizive, në të cilat sillen njerëz nga e njëjta familje, të hasmëruar mes veti. Publiku pa dashjen e tij bëhet dëshmitar i një zënke që nuk merr kurrfarë epilogu, kurse drejtuesit e këtyre emisioneve janë të interesuar të kenë sa më shumë audiencë. Atyre nuk iu intereson aspekti etik i atyre që dalin e shpërrallohen në mes veti, i atyre nuk iu intereson se si vëllai vjell vrer kundër vëllait, bija kundër nënës, babai kundër të birit.
Kuptohet që mbrojtja e familjes nga shprishja morale e etike nuk mund të bëhet me ligjërata të bukura të njerëzve të ditur. Por, nëse çdo njëra prej familjeve ka një mosmarrëveshje dhe ajo ka zgjatur me vite të tëra, atëherë shohim se diçka nuk është në rregull me shoqërinë si total. Çdo kush i ka problemet e veta private, por kur ai problem tejkalon përmasat e një shqetësimi individual, kjo pastaj nuk ka si të mos përkthehet si neglizhencë e një sistemi të tërë që merret me kurimin e traumave e problemeve që kanë njerëzit nëpër familje. Jo se në shtetet perëndimore nuk ka probleme në familje, por atje më rrallë ndodhë që individët t’i qërojnë hesapet në mes veti. Madje, atje ekziston një fenomen krejt tjetër që lidhet me familjen. Fjala është për vetminë që mbizotëron jetën e përditshme të familjeve, ku fëmijët dhe prindërit shihen shumë rrallë, prandaj atje ka një dashuri më të madhe ndaj kafshëve(!)StrugaLajm

Shprishja e familjes shqiptare po ndodhë në kohën kur të gjithë merren me punët e dikujt dhe askush nuk merret me punët e veta, kurse shteti (sistemi i drejtësisë dhe sistemi social) më së paku merret me punët e atyre që kanë nevojë. Politika është bërë preokupim mbizotërues i njerëzve dhe po zbehet vëmendja për tema “të vogla” që për nga pesha dhe rëndësia bëjnë pjesë drejtpërdrejt në funksionimin e një shoqërie.


Loading...
loading...