Shqiponja përplas Bashën me Ramën: Zgjodhe si simbol hashashin

Kryeministri Edi Rama në një postim në “twitter” ka reaguar sot në lidhje me heqjen e shqiponjës në hyrje të Tiranës.

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund”-shkruante Rama mesditën e së dielës.StrugaLajm

LEXO DHE :  Pronarët e këtyre kafshëve, meritojnë një medalje durimi

Por, në një reagim të disa minutave më vonë, kreu i opozitës, Lulzim Basha shkruan se, Rama ka zgjedhur si simbol hashashin.StrugaLajm

„Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.“-shkruan-Basha.

In : Rajoni

Loading...
loading...