Shqiptarët e MV nën shkërdhatokracinë sllave!

Medai Shaholli

Jetojmë në demokraci, kështu u thuhet shqiptarëve të MV që nga rënia e komunizmit e këtej duke mos ua saktësuar rendin ekonomiko-shoqëror që është instaluar në vend, por duke u deklaruar vetëm se jetojmë në demokraci dhe kaq.

Demokraci është vetëm forma e qeverisjes dhe paraqitja e jashtme si sistem demokratik pas të cilës fshihen të gjithë pushtetarët dhe politikanët.
Por, rendi i ri që u vendos pas shpalljes së pluralizmit politik është ekonomia e tregut që jo domosdoshmërisht paraqet shtetine së drejtës dhe demokracinë reale në një shtet siç është MV.

Kjo thuhet vetëm si emërtim tërheqës demokracia liberale që do të thotë kapitalizëm.
Shqiptarët e “Makedonijes” dhe populli i thjeshtë nuk i panë “hairin” borgjezisë së vjetër të krajlit as komunizmit titist jugosllav, si dhe as sot demonkracisë liberale sllave, ku në këto sisteme për më shumë se gjysmë shekulli ne u trajtuam si mish për top.
Edhe sot kur flasim për demokracinë shqiptarët janë të ndëshkuar nga ky sistem i demonkracisë dhe nga kushtetuta, si popull i dorës së dytë pa ç’ka se përbën afro 40% të përbërjes së përgjithshme të popullsisë.
Pra, keq në komunizëm si shqiptarë nacionalistë e irredentistë, keq dhe në demonkracinë liberale si terroristë dhe ekstremistë.StrugaLajm

Në të gjitha sistemet ne kemi qënë dhe jemi delja e zezë për ta që duhen trajtuar dhe nënshtruar si qytetarë të dorës së dytë, si të tillë nuk kemi vend në ligjin themeltar të shtetit siç është kushtetuta.StrugaLajm

Sot, popullin e thjeshtë shqiptar në MV, e mban peng klani i qelbësirave që fshihet pas pushtetit dhe pas opozitës imagjinare shqiptare, ku secila përpiqet t’i mbushin mendjen shqiptarëve se ata janë garant i shqiptarëve të kësaj ane, por në fakt ata po i bëjnë varrin kauzës kombëtare.

Realiteti është i ndryshëm nga ai që na paraqesin kjo bandë hajdutësh shqiptarë të subjekteve politike, që prej 28 vitesh e deri sot në demonkracinë liberale, këta ishin dhe janë bashkëautorë të ekspeditave ndëshkimore ushtarako-policore sllave ndaj popullatës së thjeshtë shqiptare.
Statusi politik inferiore dhe gjuha e bashkësisë etnike të 20%, që po gëzojmë në krahasim me sllavët, janë argumenti i mjaftueshëm për ta nxjerr në shesh patriotizmin fals të subjekteve politike shqiptare në këto tre dekada të demonkracisë sllave mbi shqiptarët.

Këto qëndrime antishqiptare kanë mbajtur pushtetarët sllavë në të dy sistemet, ku ata kanë gjetur gjithmonë mbështetje në politikat e tyre së paku të një partie shqipare në koalicion.
Pastaj na thonë se tani jetoni në demokraci!


Loading...
loading...