Shqiptari Beqir T. “palosi” dy serb në Austri në vetëmbrojtje

Një shtetas kosovar 38-vjeçar e ka therë me thikë një person tjetër, për shkaqe të kota, ndërsa një tjetër e ka plagosur.
Gjykata austriake po merret me një proces të ndërlikuar e të paqartë, nën kryesimin e gjykatësit austriak Patrick Aulebauer, ndaj të akuzuarit Beqir T. Sipas akuzës, kosovari 38-vjeçar, më 19 gusht të vitit të kaluar, në rrugën „Ottakringer Strasse“ të Vjenës, gjatë një zënke, relativisht i pamotivuar e kishte therë me thikë një person, ndërsa një tjetër e ka plagosur rëndë. Para Gjykatës, ia ka deklaruar se ka vepruar në vetëmbrojtje. „Në të vërtetë, arsye të parëndësishme kanë sjellë deri te incidenti“, ka pohuar prokurorja Sabine Rudas-Tschinkel. Beqir T. ka qenë dalë për argëtim me ish të dashurën e tij, përderisa Perica G. i kishte bërë një kompliment të padëmshëm. Me këtë rast, Beqiri e kishte humbut tërësisht toruan dhe fillimisht e ofendoi serbin e më pas e goditi dy herë me thikë në zemër. Serbi nuk vdiq nga këto goditje, ndërsa pronari i lokalit i thirri në ndihmë edhe dy miq të vet. Njëri nga ta e sulmoi kosovarin e pandehur, ndërsa i dyti ka dashur ta qetësojë situatën, duke pësuar plagë të thikës në bark nga Beqiri, i cili më në fund u arratis jashtë vendit.
„Çështja e fajësisë është e thjeshtë, pasi klienti im është autori“, ka pohuar avokati mbrojtës Peter Philipp, duke i dhënë të drejtë prokurores në akuzën e saj. Por, çështja e kontestueshme është përse Beqiri e ka goditur viktimën. Për avokatin është e qartë se bëhet fjalë për vetëmbrojtje. Përpos kësaj, ai personalisht i është dorëzuar policisë pas një muaji qëndrimi në Kosovë dhe e kishte dërguar te arma e krimit. Kosovari i pandehur, i cili në Austri ka jetuar që nga viti 2003, ka tentuar t`i spjegojë Gjykatës se në çfarë paniku ka qenë gjatë kryerjes së sulmit, shkruan „Der Standard“, përcjellë Shtegu.com. Këto përpjekje nuk ishin të suksesshme, pasi ai është përgjigjur pjesërisht në disa pyetje, ndërsa në të shumtën e rasteve, është përgjigjur me „Nuk e di“. Beqir T. e ka rrëfyer ngjarjen në këtë mënyrë: Para ngjarjes, ai është takuar me ish të dashurën në diskotekë. Rrugës për në shtëpi, ai ka urinuar në mes të disa veturave, ndërsa Perica me disa shokë e kanë rrethuar dhe e kanë rrahur. Me këtë rast, ai ka nxjerrë një thikë dhe është vetëmbrojtur. Në pyetjen e gjykatësit përse ai mbante thikën, Beqiri ka pohuar se në kantier atij i është dashur rregullisht. „Por, thika nuk i ngjanë një mjeti pune“, ia ka kthyer gjykatësi, për thikën me teh të gjatë prej nëntë centimetrash. „E përdori për ta prerë bukën dhe ushqimin“, i përgjigjet kosovari. Por, gjykatësi austriak nuk ka mundur të bindet se bëhet fjalë thjesht, për një veprim në vetëmbrojtje, pasi Beqiri e kishte goditur dy herë me thikë mu në zemër. „Më vjen keq, isha në panik“, ka kërkuar falje i pandehuri. Beqiri nuk ka mundur të spjegojë përse ate e kanë sulmuar tre persona të panjohur.
Mirëpo, senca mori një kahe tjetër pas paraqitjes së ish të dashurës së tij në Gjykatë. Ajo ka pohuar se viktima e kishte provokuar të pandehurin më fjalët: „Hajde, tash do ta vrasim shqiptarin“, gjë të cilën e kishte deklaruar edhe në polici, por kjo fjali nuk ishte shënuar në procesverbal. Dëshmitarja tjetër, një fqinje e cila e ka njohur viktimën dhe e cila flet edhe serbisht, ka pohuar se ka qenë e zgjuar dhe i ka parë të pandehurin me viktimën duke u zënë. Më pas, Perica i ka thënë Beqirit: „Eja këtu t`ia q.jmë nënën shqiptarit“, duke i thirrë në ndihmë edhe dy persona të tjerë. Sipas saj, i pari e ka sulmuar Beqirin, më i riu ka tentuar ta qetësojë situatën, me ç`rast është therë me thikë në bark. Me këtë rast, ishte shkaktuar një situatë konfuze. „Djaloshi ri ishte larguar, ndërsa Perica e ka pyetur: `Vëlla, a je therë me thikë?’“, përshkruan më tej situatën dëshmitarja. Gjatë kësaj, asaj i kishte rënë në sy për herë të parë shkëlqimi i fanellës së Pericës, me siguri nga gjaku, shkruan më tej Shtegu.com. Ajo nuk e kishte parë se kur ishte therë më thikë Perica, por dyshon se plaga është shkaktuar para se atij ti vinin në ndihmë dy të tjerët. Dëshmitarja ka mohuar se që të tre personat e kanë rrahur Beqirin.
Më pas gjykatësi ka dashur të dijë se si e ka dhënë deklaratën e kërcënimit në polici ish e dashura. Ajo ka thënë se deklaratën e ka dhënë pak në gjihën gjermane, por se edhe një përkthye ka qenë i pranishëm. Fillimisht, ajo kishte gënjyer për lidhjen personale me të pandehurin, por mandej e ka rrëfyer të vërtetën. Oficeri i policisë në rolin e dëshmitarit ku ishte dhënë deklarata e ish të dashurës, ka pohuar se asnjëherë nuk është përmendur ndonjë kërcënim me vdekje për Beqirin, përndryshe ai do ta regjistronte në procesverbal. Avokati mbrojtës ka kërkuar që në seancën e ardhshme të ftohet edhe përkthyesi në rolin e dëshmitarit, në mënyrë që të qartësohet procesverbali. Seanca e radhës është paraparë për 03 maj të këtij viti.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...