Shqiptarja që i bën milionat në Zvicër!

Merita Pinta, vajza nga Ferizaj, e cila u detyrua ta braktiste Kosovën në moshë të re, atëherë kur shqiptarët në Kosovë mezi po ia dilnin, shpëtimin e gjeti tek Zvicra. Njëri prej vendeve më joshës, por edhe vendi ku shqiptarët më së shumti ia kanë dalë mbanë.

Ndjesia për solidaritetin e shqiptarëve të asaj kohe do të mishërohej në shpirtin e saj për të ndihmuar të tjerët. Ajo i hyri edukimit dhe ngritjes profesionale. Duke shkuar më tej, ajo do të niste një biznes të rrallë në Zvicër, një institucion për përkujdesjen e pleqve.
Ky biznes do t’i sillte shumë fat familjes së saj dhe vetë Meritës, siç është edhe natyra e kësaj pune, fisnike dhe njerëzore. Merita do të arrijë të bëhet femra më e sukseshme shqiptare në Zvicër. Ajo sot vlerësohet, jo vetëm nga shqiptarët në këtë shtet europian, por edhe nga vetë zviceranët.StrugaLajm

E zgjuar, e kujdesshme dhe tejet e ndjeshme, këto tipare e bëjnë të dashur e të respektuar nga të gjithë, miq e dashamirës, por edhe nga nevojtarë krejtësisht të panjohur. Merita Pinta institucionin për përkujdesin e personave të moshuar “Prima Pflege” e ka hapur në Teherfelden, në kantonin Argau, shkruan “BM”.StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...