Shtetasi i Maqedonisë vrau bashkëshorten në Austri ,fillon gjykimi


 – Pas vrasjes në Tulln të Austrisë, në të cilën një shqiptar 36-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dyshohet se ka goditur me kamë bashkëshorten e tij në parking të një supermarketi, tani aktakuza është përgatitur. Nga ajo mund të konstatohet se ai edhe para vrasjes ka qenë shumë i ndjeshëm.

Sipas një vendimi të muajit maj 2017, i akuzuari dyshohet se ka rrahur rregullisht partneren e tij nga viti 2013 e deri në mars të vitit 2017. Pas shpalljes së tij fajtor, ai i ishte nënshtruar një psikoterapie, pastaj ishte kthyer në banesën e tyre të përbashkët, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Prandaj, aktakuza e tanishme konfirmon se i akuzuari ka një dosje penale relevante. 36-vjeçari do të duhet të përgjigjet për vrasje në Gjykatën rajonale të St. Pöltenit.

Gjatë marrjes në pyetje për vrasjen e dyshuar të bashkëshortes së tij, 36-vjeçari e ka pranuar krimin. Ai akuzohet se bashkëshorten e tij e ka qëlluar me thikë në parkingun e një supermarketi në Tulln 14 herë me një kamë. Gruaja shqiptare 32-vjeçare, gjithashtu nga Maqedonia e Veriut, nuk iu mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.StrugaLajm

Rreth një muaj para vrasjes në Tulln, supozohet se viktima i kishte thënë të akuzuarit se ai duhet t`i mbledhë “plaçkat dhe të shkojë”. Pas kësaj, midis tyre ka mbisnduar hestje e plotë për dhjetë ditë me radhë. Më 6 janar, gruaja më në fund arriti që ndaj tij të shqiptohej ndalim hyrjeje në banesë.StrugaLajm

Pasi shqiptari 36-vjeçar nuk kishte arritur ta takonte partneren e tij për dy ditë, më 21 janar ai bleu një kamë 21-centimetra të gjatë, në një dyqan armësh, informon më tej Shtegu.com. Pas një përpjekje tjetër të kotë për t`i telefonuar viktimës, i akuzuari shkon në parkingun e supermarketit në Tulln, njofton Shtegu.com. Sepse sipas aktakuzës, ai e dinte se bashkëshortja e tij e kishte një termin te mjeku në afërsi.

Sipas aktakuzës, 32-vjeçarja ka pësuar 14 “goditje ekstremisht të forta”. Me këtë rast, pesë prej tyre e goditën prapa, në pjesën e pasme të kokës, të qafës dhe të shpatullës së prapme. Goditjet tjera kanë qenë përpara, në drejtim të ballit të majtë, veshin e majtë, pjesën e përparme të qafës dhe në afërsi të shpatullave, si dhe në pjesën e djathtë të gjoksit të gruas. I akuzuari më pas ishte arrestuar pa ndonjë rezistencë.

In : Aktuale

Loading...
loading...