SKANDAL në Spitalin e Tetovës: Kërcënime me revole, pacientin e harrojnë 2 orë në WC

Një ngjarje e rëndë aq edhe skandaloze sot ka ndodhur në Spitalin e Tetovës mëson portali Shqipmedia nga burime jozyrtare. Se Spitali i Tetovës menaxhohet keq, se mungon shërbimi ndaj pacienteve ka kulmuar sot me një ngjarje rrënqethëse që ka ndodhur.

Sot paradite një qytetari ( mjek pediatër nga Tetova ) i bie të fikët në qendër të Tetovës. Ka qenë Ndihma e Shpejtë që ka shkuar në vendngjarje dhe i ka dhënë ndihmën e parë dhe ka marrë qytetarin dhe ka dërguar në spital respektivisht në repartin internestik. Kur personeli e merr ta hypin në katin e tretë në Neurologji aty ndërkohë ka vdekur një paciente. Familjarët e pacientes së vdekur kanë nxjerë pistoletat dhe kanë kërcënuar stafin mjeksor të repartit ndërsa në atë moment personeli i spitalit që ka hipur qytetarin që kishte rënë pa vetëdije në qendër të Tetovës e futin në WC nga frika dhe ikin nga aty. Qytetari ka ndejtur 2 orë aty i mbyllur pa vetëdije dhe pa ndihmë mjekësore. Pastaj u kujtohet se ku e kanë lënë dhe shkojnë e marrin dhe thirrin doktor Destanin për ndihmë por ky i fundit ka qenë vet i lënduar ( ecën me shtaka ) dhe ka thënë se smund të bëje asgje se spitali ska medikamente. Pas kësaj katrahure qytetari ( mjeku pediatër ) dërgohet në Klinikat e Shkupit por edhe deri sa e kanë dërguar përsëri kanë hasur në probleme pasi nuk ka patur mjek ta shoqëroje. Ai gjithë kohës ka qëndruar në karrocë të invalidëve dhe ka lutur personelin ta shtrojnë në krevat pasi ka dhimbje por kërkesat e tij kanë hasur në veshë të shurdhët. Gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë edhe në Klinkat e Shkupit mëson portali Shqipmedia.StrugaLajm

Nga Policia e Tetovës deri në këto momente nuk ka patur prononcim rreth rastit të kërcënimit me pistoleta në spital. As nga Spitali Klinik i Tetovës nuk ka prononcim. Presim që nesër edhe Policia edhe Spitali i Tetovës të dalin me kumtesë të sqarojnë rastet dhe të marrin përgjegjësinë dhe masa që këto ngjarje mos të përsëriten më në këtë spital.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...