SOS-Ohri:Nga Radozhda e deri në Shën Naum po ndërtohen objekte të reja

Ohri pritet të marrë raportin e UNESCO-s në fillim të qershorit. Kreu i Komunës thotë se janë të pafuqishëm që pa ndihmën e pushtetit qendror t’i prishin ndërtesat e paligjshme. Ai thotë se për këtë duhen të paktën 50 milion denarë kurse komuna ka vetëm 4 milionë.

Ligji thotë se ato po legalizohen, por nuk inkorporohen në planin tjetër urbanistik, dhe në këtë rast ato janë të ligjshme. Nëse shteti dëshiron t’i heqë, do të duhet t’i kompensojë ata – tha Konstantin Georgievski, Kryetari i Ohrit.

Autoritetet lokale të Ohrit kanë ngritur më shumë se 150 kallëzime penale për ndërtime pa leje vitet e fundit, por asnjë prej tyre nuk është proceduar deri më tani, pohon kryetari i Komunës. Për këtë situatë, OJQ-të fajësojnë Komunën dhe pushtetin qendror.StrugaLajm

Nga Radozhda e deri në Shën Naum, në vend që të merren me ndërtimet pa leje, po ndërtohen objekte të reja – thonë nga OJQ “Ohri SOS.StrugaLajm

Komisioni kundër korrupsionit i kërkoi Qeverisë që t’i prishë ndërtesat e paligjshme në rajonin e Ohrit dhe Strugës, pasi nuk besojnë se komunat mund ta bëjnë vetë. Në Ohër janë regjistruar 1000 ndërtesa pa leje kurse në Strugë rreth 3300.

Miki Trajkovski

In : Aktuale

Loading...
loading...