Sot vendoset për Gruevskin, paraburgim ose jo

Gjykata e Apelit sot duhet t’i shqyrtojë ankesat e Prokurorisë Speciale (PSP) me të cilat kërkon paraburgimin e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht kryetarit të partisë, Nikolla Gruevski, ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish ministres së Kulturës, Elizabata Kançeska Milevska dhe ish sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski.

Gjykatësit e Apelit sot në 7 seanca publike do t’i shqyrtojnë ankesat e PSP-së, por edhe ankesat e të dyshuarve në rastin ‘Titanik” për mashtrime zgjedhore dhe “Tenderë” për prokurorimet në Muzeun e VMRO-së, me të cilat kërkojnë që t’u kthehen pasaportat.StrugaLajm

Aktakuza në rastin “Titanik” përfshin 20 persona, të akuzuar për shoqërim kriminel, keqpërdorim të mjeteve për mashtrim zgjedhor, shkatërrim të materialit zgjedhor, shkelje të lirive të votuesve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.StrugaLajm

Në rastin “Tender”, e akuzuar është ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska dhe edhe dy persona tjerë për veprën penale keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.
Sot në Gjykatë do të ketë mjaft shumë sigurim, pasi që në ora 10 është e caktuar edhe seanca për Lagjen e Trimave, kështu që në këtë mënyrë mjaft sigurt do të ndjehen edhe të dyshuarit e kreut të VMRO-DPMNE-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...