Struga i bashkoi 200 veteranët e arsimit shqip nga Maqedonia(Foto)

Në Strugë më 7 mars u tubuan mbi 200 pensionistë të arsimit shqip të cilët u pritën nga homlogët e tyre të qytetit buzë drinas.Ishin të pranishëm veteran të arsimit shqip që nga Kumanova e deri në Manastir.Mysafarët e shumtë vizituan shkollën e parë shqipe në Strugë, ku u pritën nga arsimtari Agni Nexhipi i cili i njoftoi për historikun e kësaj shkolle dhe rëndësinë që ajo ka për shqiptarët e Strugës.Pas defilesë në qytetin e Strugës veteranët e arsimit shqip në Maqedoni, vizituan shkollën fillore ‘’Murat Labënishti’’ në fshatin Llabunisht ku u zhvillua një program i pasur kulturoro-artistik në nderim të ‘’Ditës së Mësuesit’’.Më pas veteranët e arsimit shqip në Maqedoni qendruan në hotel ‘’Joni’’, ku një fjalë rasti mbajti Resul Bekteshi kryetar i Këshillit inicues.’’Mësuesit shqiptar në cdo kohë dhe në cdo skaj të atdheut ishin dhe janë profesionistë të arsimit shqip,ishin dhe janë patriot dhe njerëz të emancipuar që ditën dhe din të ruajnë iden e shqiptarizmës’’theksoi Bekteshi.Gjithashtu me fjalë rasti në këtë aktivitet u prononcuan edhe përfaqësues të veteranëve të arsimit shqip nga qytetet e tjera.Ndërkohë sekretari I Shoqatës së Pensionistëve të Strugës Yzeir Mustafai pasi përshëndeti të pranishmit ngriti iniciativën që në kuadër të kësaj organizate të themelohet asociacioni I veteranëve të arsimit shqip në Maqedoni.Ndërkohë pas anës zyrtare në Hotel ‘’Jon’’për mysafirët u shtrua një drekë e cila u sponzorizua nga kompania e njohur strugane ‘’Ing Luli’’.Takimi I mbyll me konstatimin që kështu llojë takimesh të vazhdojnë edhe në të ardhmen.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...