Rruga Strugë-Qafë Thanë e ndaluar për kamionët

Për shkak të borës në drejtimin rrugor Strugë- vendkalimi Qafë Thanë nga ora 07:15 është vendosur ndalesë e lëvizjes së automjeteve të rënda, kanë bërë të ditur nga LAMM dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga ora 04:10, ndalesë për lëvizje të kamionëve ka edhe në aksin rrugor Mavrovë- Dibër.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë.StrugaLajm

Borë bie në Kodër të Diellit, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec.StrugaLajm

Për shkak të temperaturave të ulëta e mundur është paraqitje e ngricave.

Autoritetet apelojnë të vozitet me kujdes dhe të kontrollohet shpejtësia në kushtet në rrugë.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...