Një shqiptar në garën për krytar të Ohrit,ja kush është

Xhemal Mena është zyrtarisht kandidati shqiptar për kryetar në Komunën e Ohrit. Mena do të jetë një nga pesë kandidatët për këtë Komunë në zgjedhjet e parakohshme të 21 prillit.

Një shqiptarë është zyrtarisht kandidat për krytar të Komunës së Ohrit. Bëhet fjalë për Xhemal Mena i cili vjen nga radhët e “Lëvizjes Besa”.

Mena ditën  e djeshme ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën e tij në zyrat e komisionit komunal zgjedhor në Ohër. Ndërkohë së bashku me Menën kandidojnë edhe 4 kandidatë të tjerë: Kiril Trendafilov – Nançe nga partia e Unionit Demokratik Qytetar, Mitre Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Konstatin Georgieski nga LSDM-ja dhe Stevçe Stevoski nga Demokratët.

Zgjedhjet lokale të parakohshme për Komunën e Ohrit do të mbahen më datë 21prill. Kujtojmë se këta zgjedhje organizohen për shkak të ndarjes nga jeta të  të kryetarit Jovan Stojanoski, më 15 dhjetor të vitit të kaluar.


xhemaStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...