Lulet per Diten e Veres, manushaqja dhe karakaftja

Me 13 mars femijet dalin neper korije e mbledhin lulet, fillimisht lulet e thanes e me pas dege me lule qershie, kumbullash, bajamesh etj si dhe mbledhin vjollcat (manushaqet), qe jane lulet e para qe çelin me bukuri delikate dhe rriten gradualisht me ngrohtesine e rrezeve te diellit pranveror.Viollcat jane lule te gjinise violate familjes Violacea, ku perfshihen rreth 600 specie. Ne trojet shqiptare lulezojne dy tiper violash, qe mblidhen me preferencene diten e veres dhe kane emera shkencor te bukur si pamja e tyre. Ata quhen: Viola albanica dhe Viola epirota – albanica. Te dyja keto specie violash, jane klasifikuar nga botanisti A. Baldacci ne vitin 1896, i cili i njohu keto lule si specie tipike dhe autoktone albaneze.StrugaLajm


Lule vjollca ka dhe nje sinonim, kesisoj njihet masivisht me emerin Manushaqia – lulja mavi, pra i kane dhene kete epitet, per ngjyren violet te ndezur. 
Ne Elbasan dhe ne trevat malore per rreth, mblidhet nje lule tjeter e bukur dhe e rralle, e njohur gjeresisht me emerin Karakaftja. Karakaftja eshte lule e rralle, por ashtu si eshte e rralle, kjo lule ka dhe emer te veçante. Ne Elbasan quhet Karakafte, ne Martanesh quhet lule “sy zeza”.“Fjala ‘Kara’ si pjesë përbërëse e fjalës ‘Kaftja’, është me një siglim honorik nga titulli, që u jepej ushtarakëve në kohën e Turqisë, atyre që plotësoni 12 kushtet për të qenë lider ushtrie, si p.sh Kara Mahmud Pasha etj. Kaftja ishte shtysa e ngjyrës, qe i u bashkua pamjes te kadiftë te saj, te saktesuara në elbasançen tipike si karakaftja, lulja me bukuri te rralle, qe lajmeron ardhjen e pranveres”.
Sipas mitologjise greke Hermesi ishte mesazheri – lajmetari i hyjnive, andaj besohej se lulja “sy zeza”, që rritej poshtë hijes së ullinjve dhe në ballë të diellit, ishte lajmëtarja e hyjnive te pranveres.
Shqiperia, ashtu si vendet e tjera te Mesdheut, janë kopshtet e karakaftes, e cila lulezon me fillimin te marsit dhe eshte lajmetarja e ardhjes te dites se veres. Pra shihet qartë se, çdo emër tjetër është larg elbasançes ‘karakafte’, që e bën atë të veçantë, tipike, te bukur si kryelulja dhe tejet natyrale për traditën e Dites se Veres, që e mban gjallë.
Autorë të shumtë elbasanas piktorë, poetë, shkrimtarë, etnologë, gazetarë, dashamirës dhe autor tektesh kënge, e kanë karakaften si frymëzim ne krijimtarine tyre dhe kjo lule, “përditë e sheh dhe ndjehet” e pangopur në mjedisin e artit, ndaj duhet përditë e më shumë të mbahet si nusja e bukur, që ka vendin e saj ne atmosferen e festes Dita e Veres.
Dhe ne mengjesin e 14 marsit, syte lahen me lulet e veres, me manushaqe dhe me karakafte dhe me pas pihet uje ne “buken e derrit”, qe eshte nje zhardhok qe gjendet nen toke ne zonat me pyje dhe gjelberim. Uji ne “buken e derrit” simbolizon nje vit te shendetshem dhe te begate.StrugaLajm


Loading...
loading...