Pesë kandidatë për kryetar të Ohrit,njëri shqiptar


Pesë kandidatë kanë parashtruar kandidaturën për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Ohrit, ndërsa dy për kryetarë të Novo Sellës dhe Dibrës. Zgjedhjet lokale për këto tre komuna do të mbahen së bashku me ato presidenciale. Raundi i parë duhet të mbahet më 21 prill, ndërsa idyti më 5 maj. Hedhja e shortit për renditjen e kandidatëve për kryetarë në të trija komunat ndo të mbahet të hënën.

Në garën për kryetar të Ohrit janë Nihail Trendafilov – Nançe nga partia e Unionit -Demokratik Qytetar, Mitre Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Konstatin Georgieski nga LSDM-ja, Stevçe Stevoski si kandidat i partisë politike Demokratët dhe Xhemal Mena nga Lëvizja “Besa”.

Zgjedhjet për funksionin kryetar komune u shpallën për shkak vdekjes të papritur të kryetarit të komunës së Ohrit Jovan Stojanoski, i cili vdiq më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Për vendin e zbrazur të kryetarit në Novo Sellë kandidatë janë Nikolla Andonov i LSDM-së dhe Nikollço Stoillkov i VMRO-DPMNE-së. Nikolla Andonov është afarist i njohur nga fshati Koleshinë, ndërsa funksionin kryetar të Novo Sellës e ka kryer në periudhën nga viti 2005 e deri në 2009-tën. Nikollço Stoikllov është kryetar aktual i KK të VMRO-DPMNE në Novo Sellë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë UCIM, është i punësuar në Drejtorinë Doganore.StrugaLajm

Në Novo Sellë do të zgjidhet kryetari i ri, sepse ish kryetari Boro Stojçev ka dhënë dorëheqje pasi ishte dënuar me dënim me burg për tentim për kontrabandë me cigare.

Në garën për kryetar të Komunës së Dibrës, në zgjedhjet e parakohshme lokale, më 21 prill, do të marrin pjesë dy kandidatë. Ata janë mjekë të njohur të Dibrës, Hekuran Duka, i cili është kandidat i BDI-së dhe Arben Agolli i Aleancës për Shqiptarët, i mbështetur nga Lëvizja BESA.

Hekuran Duka është i lindur në vitin 1963 në Dibër, i martuar, baba i tre fëmijëve. Shkollën e mesme e përfundoi në qytetin e lindjes, diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ku përfundoi specializimin në urologji. Është i punësuar në Spitalin e përgjithshëm në Dibër prej vitit 1994.StrugaLajm

Ai është kryerës aktual i detyrës kryetar. Në zgjedhjet e fundit lokale, në vitin 2017 ishte pjesë e listës së kandidatëve të BDI-së dhe u zgjodh këshilltar në Këshillin e komunës.

Arben Agolli është i lindur në Dibër, në vitin 1959, i martuar, baba i dy fëmijëve. Arsimin e mesëm e kreu në Dibër, diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërsa specializoi pediatrinë në Shkup. Në profesion ka stazh 34-vjeçar, prej të cilave, 20 vite si pediatër. Prej vitit 2004 punon si pediatër amë.

Ai ishte kandidat i Aleancës për Shqiptarët edhe në zgjedhjet në vitin 2017, ku me një dallim të ngushtë në vota, në raundin e dytë ishte zgjedhur Ruzhdi Lata, që ishte edhe mandati i tij i dytë.

Në zgjedhje me kandidatë të tyre vendosën të mos marrin pjesë LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, ku konfirmojnë se ende nuk kanë qëndrim cilit kandidaz do t’i japin mbështetje.

Zgjedhjet për kryetar të Dibrës organizohen për shkak të vdekjes së kryetarit të mëparshëm, Ruzhdi Lata, i cili, pas një sëmundje të rëndë dhe të shkurtër vdiq në fund të nëntorit të vitit tl kaluar, në moshën 65-vjeçare.

In : Aktuale

Loading...
loading...