Strugani,Beni Osmanoski e cakton “luftën” në Riga të Letonisë

Beni Osmanoski një nga sportistët nga Struga me karrier ndërkombëtare ka informuar Strugalajm.com se më 24 shkurt do të ketë përballje në Riga të Letonisë me Jurijus Orlovs të parën për vitin 2018.Ai deklaroi se po punon fort për një fitore .Me prejardhje nga fshati Oktis i Strugës por jeton në Zvicër. Beni Osmanoski apo i njohur në kickboks si The Dog, ka nisur karierën në vitin 2006 duke hapur kështu klubin e tij të parë në kickboks Bushido në Strugë.
Në fund të vitit 2009 ai vendoset në Zvicër ku fillon në mënyrë profesionale të meret me kickboks duke u shpallur kampion në disa kompeticione ndërkombëtare .Momentalisht ai jeton në Biel ku edhe trajnon në këtë profesion.(Strugalajm.com)
StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...