Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Suedi dënon dhunën ndaj Ziadin Selës​​​

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Suedi reagon rëndë ndaj lëndimit jonjerëzor që i është bërë, Deputetit, ish Kryetarit të komunës së Strugës Dr. Zijadin Sela, si dhe shpreh përkrahjen e plot dhe në çdo aspekt për z.Sela

Për një çast……ndaluan akrepat e orës, ngriu loti në faqet e fëmijës, gruas, prindit, motrës, vëllait, shokut dhe kolegut. Dhimbje e thellë kaploi zemrën dhe shpirtin e çdo shqiptari anembanë botës.

Përderisa ne të habitur dhe të tronditur nga ajo që po përcillnim nëpërmjet ekraneve televizive dhe mediave të shkruara, prijësi, flakadani jonë i çështjes kombëtare dhe në veçanti gjuhës kozmike shqipe, i gjakosur në dysheme luftonte për jetën e tij.StrugaLajm

Dr.Ziadin Sela,
Mendja juaj e artë, shpirti juaj i pastër, vendosmëria juaj e hekurt, dëshira juaj e flaktë, zëri juaj guximtar tejkaloi çdo lëndim fizik dhe mental. Shufrat e hekurit të mbushura me helmin e barbarit nuk mundën të helmojnë gjakun tuaj të pastër të shqiptarit.

Diku thellë në ato lëndime dhe dhimbje të rënda gjetët forcën, fuqinë dhe dashurinë atërore shekullore dhe u rimëkëmbët më i fort se kurdoherë. Ju jeni simbol i qëndresës, forcës, durimit dhe bashkimit.StrugaLajm

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare të Suedisë, Ju dëshiron shërim sa më të shpejt dhe shpreh përkrahjen maksimale në çdo aspekt. Jemi me ju kurdoherë dhe kudo.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Suedi ​​​Malmö 29 prill 2017
Saranda Iséni, Kryetare

In : Aktuale

Loading...
loading...