Në shkollën qëndrore fillore ”Nuri Mazari” në Dollogozhdë ku gravitojnë edhe shkollat fillore të Koroshishtit të Livadhisë,Pohumit dhe Zhepinit vendbanime këto që sipas regjistrimit të fundit të popullësisë numërojnë afërsishtë 7 mijë banorë konstatohet zvogëlimi i dukshëm i numrit të nxënëseve referuar të dhënave duke i krahasuar me ato të para 18 vjetëve. Në afatin e regjistrimit të majit për vitin shkollor 2019/2020 në klas të parë në këtë shkollë ku gravitojnë këto fshatra janë regjistruar vetëm 33 nxënës mëson Strugalajm.Ndërkohë nëse do regjistroheshin edhe fëmijët e mërgimtarëve ky numër do shkonte në 106 nxënës.Këto të dhëna tregojnë se në çfarë niveli është migrimi dhe boshatisja e vendbanimeve shqiptare të Strugës.
Nga shkolla fillore ”Nuri Mazari” deri në vitin 2000 pra rreth 18 vite më parë në këtë institucion arsimor kanë mësuar 1500 nxënës .Zvogëlimi i numrit të nxënësve në komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së kaluar si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore. Por një rol vendimtar në këtë drejtim duhet thënë kan lojtur të ashtuqojturat ”martesa me letra’,praktik nepërmjet së cilës një pjes e madhe e të rinjve mërguan në vendet përëndimore ku kriuan familjet e tyre të reja dhe sot lirisht mund të thuhet se më shum nxënës strugan ka në vendet perëndimore se sa në komunën e Strugës.Ndërkohë goditjen e fundit duket se do ta jap migrimi drejt Gjermanisë efekte që tashmë po duken.
Afërsish rreth gjashtqind nxënës varion numri i filloristve me origjinë nga komuna e Strugës të cilët klasën e parë e ndjekin në vendet europiane,këtë të dhënë e vërtetojm në disa institucione shtetërore në rrugë jozyrtare. Në këtë numër janë përfshir nxënësit e klasës së parë të cilët mësimin e viojnë jashtë vendit,të cilët prindërit I kanë regjistruar në zyrat e këtij shteti dhe që janë pajisur me dokumenta udhëtimi të Maqedonisë.(Strugalajm.com)