Taravari:Le të fillojë jeta

Arben Taravari

Këto ditë shtete të tëra në mbarë botën po bëjnë lirimin e masave të ndërmarra për shkak të pandemisë COVID-19 ose ndryshe po realizojnë atë që e quajnë “hapje”. Në këtë kontekst disa shtete po hapen më shpejt e disa më ngadalë me përjashtim të Suedisë e cila nuk u mbyll kurrë. Qëndrimi i këtij shteti sfidoi konkluzionet e OBSH-së dhe të gjithë botës për të përballuar virusin mbretëror që për ironi duket me të vërtetê i tillë sepse gjunjëzoi krejt shoqërinë botërore para pushtetit të tij malinj sigurisht.

Por si i thonë një fjale- dy duar për një kokë- e sado arrogante dhe egoiste tingëllon le të skenojmë situatën në vendin tonë. Kështu në Maqedoni, në fillim i pari ngurim drejt vendosjes së disa rregulla të rinj, të cilët do të kushtëzonin pak për të parandaluar shumë. Si disa shtete të tjera, më të mëdha dhe më të pasur se sa ne, Maqedonia edhe pse shikonte bombën virale që kishte plasur në Itali nuk bllokoi fluturimet me këtë vend menjëherë por priti gabimisht. Nuk mund të arsyetohemi se kështu vepruan edhe shumë shtete të tjerê, pasi të gjithë (disa zyrtatisht, e disa brenda mureve të selive të tyre diplomatike), konstatuan që kjo vonesë i kushtoi atyre shumë më shumë nga ç’mund t’ju kushtonte një mbyllje qoftë dhe e parakohshme. Zinxhiri i veprimeve për të përballuar pandeminë do të vazhdonte ashtu si nisi, me gafa amatoreske dhe deri gabime serioze kriminale që duhet të bëhen subjet i organeve të Drejtësisë për të marrë ndëshkimin e duhur. Kështu, kontigjenti i pasagjerëve të fundit, që mbërriti nga Milano, në një kohë që atje kishte shpërthyer virusi, pra kur u riatdhesuan të parët transportues eventual të sëmundjes, ata u trajtuan gati në mënyrë qesharake dhe aspak profesionale. Edhe pse dihej se simptomat e këtij virusi janë dinake, ato mund të shfaqen në disa forma, pra një pasqyrë klinike të qartë, këtyre personave ju matej temperatura kur mbërrinin në aeroport (ku po dhe ku jo sipas dëshmive të vet qytetarëve), dhe në momentin që nuk kishin gjendje febrile, liheshin thuajse të lirë me porosinë skandaloze- nja dy tre ditë mos dil nga shtëpia!

Nuk po vazhdojmë më tej me kapacitetet e spitaleve tona për të përballuar pandeminë, pasi ne nuk kemi pasur një sistem të mjaftueshëm në kohë normale dhe imagjinoni në kushte ekstreme apo të një pandemie! Dhe nëse del dikush nga integristët drejt gropës, dhe na jep alibi të tipit: po kështu po dështon edhe Amerika- përgjigjia ime është shumë e thjeshtë:

Edhe sikur të quani dështim menaxhimin që po i bën situatës administrata Trump, kjo nuk i jep të drejtë askujt të mendojë se nëse po rrezikojnë amerikanët apo spanjollët atëherë “amin” për popujt e Maqedonisë! Ky arsyetim është sa shqetësues aq edhe homofobik! Qasja ndaj kësaj pandemie nuk ka pasur protokol rekomandimesh, ka qenë një grumbull vendimesh të mençura në kohën e duhur.

Në bazë të këtyre të vendimeve njëri prej të cilëve u ndërrmor thuajse nga të gjithë vendet e botës ishte karantimi ose më qartë vetizolimi. Me urdhër të qeverive u mbyllën të gjitha shërbimet publike dhe njerëzëve ju komunikua të rrinin mbyllur në shtëpi. Pra dhe mbyllja e kufijve ishin masat më të ashpra që u ekzekutuan nga pjesa dërrmuese e shteteve, përfshirë edhe Maqedoninë.

Mirēpo ndryshe nga shumë shtete që e kanë më të lartë tolerancën ndaj vendimeve të marra gabim në kohë apo në përmbajtje, Maqedonia nuk e ka këtë luks! Kështu kjo loja me orën policore që njëherë ishte serioziteti shkencor mbinte në ujë i kushtoi shtrenjtë ekonomisë së vendit! Asnjëherë nuk u përqëndrua vemendja tek rekomandimet mbrojtëse të cilat lejonin një funksionim ekonomik nga ana tjetër, por ndoqëm shembuj të shteteve që e përsëris kanë aq para rezervë sa edhe mund të eksperimentojnë me masa të çuditshme!

E them të çuditshme sepse kishte shumë konflikt në këto masat e famshme që u zbatuan, njerëzit ndaloheshin të dlinin në fundjavë duke bërë që nga ana tjetër turma të mirëfillta të sulmonin marketet për t’u furnizuar me ushqim gjatë kohës së shpejtimit.

Këto turma njerëzish, pasojë e këtyre rregullave të ndalim-qarkullimit ishin shumë më të rrezikshme se sa një lëvizje e lirë e qytetarëve , e kontrolluar nga patrulla të caktuara të cilat do të inspektonin çdo orë respektimin e distancës fizike.

E gjithë kjo ngrirje, kjo varfëri e shtuar, kjo ngarkesë psikologjike e rënduar nga izolimi, ishin një eksperiment i dështuar dhe që po i kushton shtrenjtë vendit dhe si laik në lëminë e ekonomisë mendoj se kosto e saj më e lartë ende nuk ka ardhur, me fjalë të tjera, piku i varfërisë ende është për t’u pritur nga ky trajtim amator që iu bë situatës.

Loading...
loading...











Loading…


loading…