Të gjitha vendimet e Këshillave të komunave pas 24 marsit duhet të anulohen!

Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale hedh poshtë të gjitha interpretimet e deritanishme për mandatin dhe funksionin aktual të krerëve dhe këshillave komunal. Ky institucion në kuadër të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale shpreh habinë që nuk është konsultuar deri tani dhe apelon që të mos manipulohet më me vetëqeverisjen lokale.StrugaLajm

“Mandati i këshilltarëve të komunave sipas Nenit 35 pika 1 e Ligjit për vetëqeverisje lokale është 4 vjeçar. Duke marrë parasysh se zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën më 24 mars të vitit 2013, mandati iu skadon më 24 mars të vitit 2017. Të gjitha vendimet që i kanë sjellë këshillat e komunave pas kësaj date nga ana e Inspektoratit janë ANULUAR dhe shfuqizuar dhe asnjë ndryshim eventual ligjor nga Kuvendi nuk ka veprim retroaktiv. Mandati i kryetarëve të komunave rregullohet me Nenin 49 dhe 52 nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe aty qartë qëndron se mandati zgjat deri në mbarimin e vitit, që d.m.th. 31.12.2017. Duke pasur parasysh mandatin e kaluar të këshillave, kryetarët e komunave kryejnë funksion teknik, por në asnjë rast nuk guxojnë ta ndërprenë funksionimin e komunave. Në rast se nuk i kryejnë obligimet ligjore do të përballen me sanksione ligjore”, thonë nga Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale.
StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...