Tendenca për prej prekje kufijsh tejkalon kompetencat e lidershipit të Kosovës!..


Kosovën e përgjkur sërish duan ta përunjin
nën këmbët e hijenave sllave, sërish duan t’i
këputin gjymtyrët e saj të mbetur nga dhëmbët
shekullore të historisë njerkë…Kosova duhet
të qëndrojë, por si??? – kur burra e gra të lider-
shipit të saj, përveç dy burrave: Ramushit dhe
Albinit, janë strukur nën strehët e sehirllëkut
dhe fërkojnë duart, duke u lutur për dështimin
e mbylljes së procesit poërfundimtar ndërmjet
Kosovës dhe serbisë, pa u këputur një copë
Kosove!!! Të gjithë ,,trimat” e mitingjeve po
bëjnë apel nga prapaskena, që me çdo kusht të
ruhet ,,miqësia” me ndërmjetësuesit e dialogut,
pa llogaritur çmimin e rëndë (të papërballueshëm)
që i kërkohet të paguajë Kosova dhe populli
i saj, për të përmbyllur faturën e fundit!..
O njerëz, o shqiptarë, kudo që jeni duke pritur
,,surprizat” që mund të ndodhin, dhe do të
ndodhin, poqe se në këto çaste vendimtare
dhe historike – për fatin tonë të përbashkët,
nuk pranojmë të marrim mbi supe, secili një
pjesë të barrës që i ngarkon historia…Të gjithë
ata që heshtin sot, ose luten nëpër faltore
djallëzore që Zoti të na ruajë ,,miqësinë” pa
me Atdheun bëhet si bëhet, ,,fajin” do t’ia
ngarkojmë, kujt tjetër, veçse atyre në ballë
të frontit, siç po vazhdojmë të sillemi me
fatin e luftëtarëve të U Ç K – së. Të mos
harrojmë në asnjë çast, pavarësisht përpara
kujt dhe ç’presioni mund të ndodhemi:
Çdo tendencë për prekje kufijsh, pa kaluar
përmes një referendumi gjithëkombëtar, është
jolegjitim dhe tejkalon kompetencat e pushtetarëve
të Kosovës. Kosova nuk është çiflik i askujt,
ajo është Tokë Shqiptare dhe vetëm tërësia
e Popullit Shqiptar është Zot dhe Padron e saj…
E kundërta e kësaj të vërtete historike, që
në hapin e parë do t’i hapë nga e para, Plagët
e Luftërave Ballkanike…Për hatër të miqësive
joparimore kemi lënë shumë Kosova ,,të vogla”
nën dhëmbët e hijenave sllave, prandaj, është
mirë të merret parasysh ky fakt nga Fuqitë e
Vendosjes, se Kosova e mbetur gjallë është
fryt dhe shpirti i të gjithë shqiptarëve, dhe
sigurisht do gjenden vajza e djem nga gjiri i
tyre, për t’i bërë vendin çdo pazari në kurrin e
Kosovës së Përgjakur…StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...