Tërmeti dredh Durrësin

Një tërmet ka rënë pak minuta më parë në Durrës dhe siç raportohet qytetarët kanë dalë jashtë nga banesat.

Nga raportimet paraprake ende nuk bëhet e ditur nëse ka shkaktuar dëme në njerëz apo materiale, ndërsa nga paniku banorët e qytetit bregdetar kanë dalë nga banesat, lokalet apo vendet ku po qëndronin në momentin kur janë ndjerë lëkundjet.

Me një intensitet më të ulët lëkundjet janë ndjerë edhe në kryqytet ndërsa kjo ka ndodhur në orën 21:57.StrugaLajm

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 ballë dhe ka rënë 16 kilometra nga Shijaku.StrugaLajm

Kujtojmë se  një tërmet i fortë ka goditur dy muaj më parë vendin dhe epiqendra e tij ishte pranë “Kepit të Rodonit”, blic.

Etiketat:

In : Aktuale

Loading...
loading...