Universiteti “Nënë Tereza” mbetet pa 2.5 milionë euro!

Rektori i Universitetit “Nënë Terezë”, Aziz Pollozhani, nuk është në dijeni se me rebalancin e buxhetit Qeveria e RMV-së, ka shkurtuar mjetet për ndërtimin e universitetit për 156 milionë denarë nga 200 milionët e ndara në buxhetin e vitit 2018-të. Ai pret që vonesat administrative të përshpejtohen dhe punimet të fillojnë. Pollozhani pohon se kompleksi universitar është premtim i Qeverisë.

“Unë nuk e kam parë, dëgjuar ose kam parë material konkret për atë se çfarë ka ndodhur me propozimin për rebalanc. As me atë se a do ta bëjnë aprovimin në Parlament. Gjithsesi mund të thuhet që vonesat administrative të cilat po tejzgjaten, pra janë bërë arsye që ne të mos mund t’i harxhojmë mjetet që na janë dedikuar për investime në kompleksin universitar të ri. Ne shpresojmë që këto vonesa administrative të evitohen dhe procesi të përshpejtohet dhe të mos ndodh më që në fillim të vitit të na japin nga 200 milionë dhe në fund për shkak të mos-harxhimit, për arsyet që i cekëm, prapë të na i marrin”, u shpreh Rektori i Universiteti “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani.StrugaLajm

Për shkurtimin e fondeve për UNT njoftoi vetë kryeministri Zoran Zaev. Ai ditën e djeshme tha se universitetit i mbeten 56-60 milionë denarë nga 200 milionë denarët e ndara në buxhetin për vitin 2018-të. “Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kemi një shkurtim të tillë. 157 milionë denarë te Universiteti ‘Nënë Tereza’, kanë mbetur atje 56-60 milionë, ajo që mund të realizohet deri në fund të vitit, pjesa tjetër vazhdon vitin e ardhshëm”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.StrugaLajm

Në mungesë të hapësirave të reja dhe vonimit të punimeve, në marrëveshje me Komunën e Çairit universiteti do t’i shfrytëzojnë  një pjesë të objektit të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”, që vite më parë është shfrytëzuar nga Universiteti i Tetovës. Ndryshe, sipërfaqja përgjithshme e kompleksit të ri të “Nënës Terezë” është 31.980 metra katrorë dhe në suaza të këtij kompleksi është paraparë të ketë pishinë me dimensione gjysmë-olimpike. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...