Vazhdon gjykimi për shpëtimtarin e Ziadin Selës

Gjykimi për rastin e 27 prillit sërish është shtyrë për shkak se ende nuk janë sjellë vendimet përfundimtare për amnisti, në seancë duhej të gjykohen personat e pa amnistuar për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017, transmeton Portalb.mk.

“Të premten duhej të mbahej seancë në Gjykatën e Apelit për ankesën e Abdulfeta Alimit se pse nuk ka fituar amnisti, por është shtyrë për sot, kështu që nuk është përfunduar procedura në lidhje me fuqizimin e vendimeve”, deklaroi gjykatësja Dobrilla Kacarska.StrugaLajm

Seanca e radhës është caktuar për 31 janar sepse prokurorja Villma Ruskoska do të mungojë një javë për shkak angazhimeve zyrtare.StrugaLajm

Në bankën e të akuzuarve mbetën pesë persona të cilët nuk kanë kërkuar amnisti: ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Operacione Speciale Dushko Lazarov, njëri nga udhëheqësit e “Për Maqedoni të Përbashkët”, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug nga shoqëritë patriotike, si dhe 13 të akuzuar, kërkesat e të cilëve për amnisti janë akuzuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...