Vdes 40 vjeçari nga Tetova nga Covid-19, familjarët dyshojnë te mjekimi!


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 58 vjeçar nga Struga dhe një 47 vjeçar nga Shkupi. Ndërsa në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” ka ndërruar jetë B.F 40 vjeçar nga Sllatina e Tetovës, i cili ishte shtrirë në spital me 19 maj.

Në një bisedë për portalin Shqipmedia, Familjarët e të afërmit janë tejet të zhgënjyer nga spitali 8 shtatori në Shkup. Familjarët thonë se si është e mundur në Maqedoninë e Veriut pacientët që hyjnë në respirator 99% vdesin ndërsa në shtetet tjera kjo përqindje është shumë më e ulët. Jorastësisht Maqedonia e Veriut ka vdekjen më të lartë në rajon nga Covid-19. “Ne si familjarë shumë dyshojmë në spitalet tona, në mjekët tanë dhe aparatet. Nuk e dijmë ndoshta edhe i vrasin atje” thonë për familjarët për portalin Shqipmedia.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...