Vendet e zbrazëta të Merkos dhe Taravarit i shtohet edhe ai i Ibrahimoskit

Në pritje të marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit për plotësimin e vendeve të zbrazëta në kabinetin qeveritar pas zgjedhjes së ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit, dhe atij pa resor, Ramiz Merkos, për kryetarë komunash, kryeministri, Zoran Zaev, tani duhet të mendojë edhe për një ministër të ri, pasi ministri pa portofol, Samka Ibraimovski, përgjegjës për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni, ka vendosur të marrë postin e deputetit.

Ibraimovski në parlament vjen për të zëvendësuar Vasko Kovacevskin nga radhët e LSDM-së, i cili ka deponuar dorëheqje te kryetari i Kuvendi, Talat Xhaferi, për shkak të kalimit në postin e drejtorit në kompaninë REK “Manastir”. Kovaçevski arsyetoi dorëheqjen e tij, ndërsa paralajmëroi se janë të mundshme edhe ndryshime të mëdha në kabinetin qeveritar, por nuk saktësoi se për cilat pozicione bëhet fjalë.

“Nga ajo që unë e kam si informatë është se deputeti i parë i radhës nga lista është Samka Ibrahimovski, ai do ta lëshojë funksionin ministër në Qeveri dhe për të gjitha ndryshimet e tjera kadrovike presim që ditëve në vazhdim të prononcohet kryeministri Zaev”,- deklaroi deputeti në dorëheqje, Vasko Kovaçeski.StrugaLajm

Edhe ministri në largim, Samka Ibraimovski, paralajmëroi se do të ketë risi në kabinetin qeverisës. Por, ai tha se në vendin e tij do të emërtohet përsëri një ministër i përkatësisë rome. Për plotësimin e vendeve të zbrazëta në kabinetin qeveritar, përfshirë edhe atë të zëvendësministrit të Arsimit, pritet të mbahet një takim mes partnerëve të koalicionit, pas kthimit të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga ShBA.StrugaLajm

Por, duket se gjithçka ka ngecur te çështja e ministrit të Shëndetësisë, që insistohet t’i merret Aleancës për Shqiptarët, pasi, siç ka deklaruar ditë më parë kryeministri Zaev, ai post i ishte dhënë personalisht Arben Taravarit, por kreu i Aleancës, Ziadin Sela, ka deklaruar se kjo parti nuk ka ndërmend të heq dorë nga resori i shëndetësisë. Kjo ka bërë që të shtohen zërat se Aleanca për Shqiptarët mund të mos vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...