VMRO-ja e Strugës e përjashton nga partia deputeten Nola Ismailoska-Starova, ”Ktheje mandatin”

Votimi  i deputetes, Nola Ismailoska-Starova pro ndryshimeve kushtetuese, nuk është pritur mirë nga dega e VMRO-së në Strugë .Nga kjo struktur politike, kanë njoftuar se kanë përjashtuar nga partia deputeten njëkohësisht i kanë kërkuar të njëjtës që të kthej mandatin, sepse sipas degës së VMRO-së në Strugë i njëjti është produkt i votës së 7700 qytetarëve që ky subjekt mori në zgjedhjet e fundit parlamentare ,elektorat i cili nuk i ka dhën mandate Ismailoskës të ndërrojë emrin dhe indentitetin e kombit, shkruan Strugalajm.com.Me këtë vendim të deputetës, potencon kryetari i degës së VMRO-së, në Strugë, Mirce Axhioski, është shkelur demokracia dhe ideja për Maqedoni të lirë e të pavarur .’’U kërkojmë që të ktheni mandatin,sepse 7700 strugan që votuan në zgjedhjet e kaluara parlamentare nuk u kanë dhën legjitimitet për të votuar për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.VMRO-DPMNE dega në Strugë me propozim të Komitetit ekzekutiv të partisë,njëzëri mori vendim për aktivizimin e masës diciplinore-përjashtim nga partia të Nola Ismailoska-Starova e cila votoi në kundërshtim me vendimin e partisë dhe mbi të gjitha në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë’’informojnë nga kjo parti.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...