Reklamo ketu!

VOX Struga:Ramiz Merko do ta mbajë deponinë në Strugë!?

VOX Struga mëson se ka dështuar plani i Komunës së Strugës dhe Qeverisë për transportimin e mbeturinave nga deponia e Strugës në atë të Drisllës.
Deponia e Strugës do të qëndrojë në vend dhe mbeturinat e Strugës dhe rrethinës do të vazhdojnë të grumbullohen dhe të derdhen në këtë deponi.
Kryetari i Komunës së Strugës, premtoi se do ta largonte në afat rekord deponinë nga qyteti, por ka kaluar më shumë se një vit nga fillimi i mandatit të tij dhe deponia qëndron në vend.
Gjëja e vetme që është bërë deri tani është ndërtimi i stacionit për selektim dhe presim të mbeturinave, prej ku do të duhej që mbeturinat të ngarkohen dhe të dërgohen në një deponi tjetër. Por ky plan siç duket ka dështuar dhe tani autoritetet lokale kanë plan tjetër. Plani është që me mjetet e ndara nga rezervat shtetërore për transportimin e mbeturinave dhe largimin e deponisë nga Struga, tani të bëhet mirëmbajtja e deponisë ekzistuese dhe të vazhdojë grumbullimi i mbeturinave nga fshatrat e Strugës dhe qyteti në po të njëjtin vend si në këto më shumë se 10 vite.
Deponia aktuale e qytetit të Strugës është e vendosur në shumë pak metra larg qytetit dhe aty u vendos nga kryetari aktual i komunës, Ramiz Merko gjatë mandatit të tij të parë në vitet 2005 – 2009.
/VOX Struga/