Vrasje në Mynih të Gjermanisë: Vritet shqiptari në veturën Porsche

Një trup pa jetë është gjetur në një veturë në rrugën “Hugo-Wolf-Strasse” të mërkurën në mëngjes, në Mynih të Gjermanisë. Personi i vdekur në veturën e llojit Porsche i ka shkaktuar probleme policisë gjermane. Vetura sportive tani po ekzaminohet më detajisht.

Për skuadrën e krimeve të rënda K11, motivi përse u vra banori i Mynihut Dominik S. (25) është ende i paqartë. Dominiku jetonte në Hasenbergl. Mirëpo, që nga e marta në mbrëmje Porsche Panamera e tij, e cila kushton rreth 100,000 euro, kishte qenë në një lagje tjetër, në Harthof, në rrugën “Hugo-Wolf-Strasse” pranë Kishës Ungjillore të Pajtimit në Harthof – dhe ishte e mbyllur.

Të mërkurën rreth orës 07.30 të mëngjesit, një dëshmitare e kishte vërejtur veturën sportive pasi ishte e parkuar në drejtim të gabuar në anën tjetër të rrugës. Në timon ishte Dominik S. pa shenja jete, fytyra e tij ishte mbuluar me gjak. Gruaja i thirri shërbimet e urgjencës. Por mjekët kujdestarë kanë mundur ta konstatojnë vetëm vdekjen e 25-vjeçarit, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Shtegu.com. Dominik S. ndoshta kishte vdekur për orë të tëra më herët.

Policia gjermane menjëherë bllokoi zonën. Megjithë rrezikun e koronavirusit, nuk munguan edhe kurreshtarë të shumtë.

“Ende është e paqartë nëse vendndodhja e gjetjes së veturës është gjithashtu skena e krimit”, tha zëdhënësi i policisë, Sven Müller. Hetuesit e vrasjes gjithashtu nuk duan të zbulojnë se si u vra 25-vjeçari. Sidoqoftë, ka shumë indikacione se ai është qëlluar me plumb në kokë. Viktima kishte një plagë të rëndë me gjak në kokë. Policia pyeti banorët e zonës nëse kishin dëgjuar ndonjë të shtënë në lagje orët e mëparshme.

Vrasësi i dyshuar supozohet se ka qenë i ulur te ulësja e bashkudhëtarit. Ndoshta ai e ka joshur Dominik S. në rrugën “Hugo-Wolf-Strasse”?! Brenda Porschesë janë siguruar ADN-ja dhe gjurmët e fibrave. Deri më tani, nuk është gjetur as çelësi i automjetit dhe por as edhe arma e krimit. Edhe më tej mbetet e paqartë se ku u takuan viktima dhe vrasësi. Dominik S. kishte rrënjë nga Kosova dhe jetonte në Hasenbergl. Profesioni i tij ende nuk është i njohur. Por , është e sigurt se olicisë gjermane i kishte rënë në sy për shkak të vjedhjeve, shkaktimit të lëndimeve trupore dhe veprave të ndërlidhura me drogën. Por, sipas gazetës “AZ”, kjo dosje ishte që para pesë viteve apo më shumë, onformon Shtegu.com.

Kur familja u njoftua nga policia për vdekjen e 25-vjeçarit, ndodhën skena shqetësuese. Psikologët nga ekipi i ndërhyrjes në raste krize, u përkujdesën për të afërmit. Thashethemet po qarkullojnë në Harthof se 25-vjeçari mund të ketë qenë i përfshirë në marrëveshje të paligjshme të drogës. Një njoftues anonim pretendoi se ishte një akt hakmarrjeje në mjedisin e drogës. Aktualisht nuk ka asnjë provë për këtë.

Zija është e madhe në Hasenbergl. Dominikun fqinjtë e përshkruajnë si një person shumë miqësor që përshëndetej gjithmonë. Të tjerët raportojnë se i pëlqente të parkonte makinën e tij sportive në mes të trotuarit dhe iu shqiptuan shumë gjoba. “Ai shpesh nuk ishte aty për ditë të tëra”, thotë njëri nga fqinjët. Të enjten, miqtë e tij mblodhën donacione për familjen afër shtëpisë së tij.

Loading...
loading...











Loading…


loading…