Vrasje në Zvicër, policia gjenë dy kufoma

Mbrëmjen e së premtes, një çift i moshuar është gjetur pa shenja jete në një banesë në Oftringen. Pas hetimeve fillestare, dyshohet se njëri nga bashkëshortëve e ka vrarë tjetrin e më pas edhe vetveten. Prokuroria zvicerane ka filluar me hetime.

Të premten më 12 janar 2018, rreth orës 18.oo, në polici ka ardhur një thirrje në të cilën informohej se në një banesë në Oftringen është gjetur një çift bashkëshortor pa shenja jete. Policia zvicerane menjëherë ka shkuar në vendngjarje.StrugaLajm

Aty ka gjetur një çift të moshuar bashkëshortësh të moshës 79-, dhe 82-vjeçare, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjellë Shtegu.com. Sipas hetimeve të deritanishme, njëri nga bashkëshortët e ka vrarë tjetrin, e më pas ka kryer vetëvrasje.StrugaLajm

Për ta ndriçuar rastin deri në fund, Prokuroria në Zofingen-Kulm ka filluar me hetime të mëtutjeshme. Policia e Kantonit Aargau gjithasht ka ndërmarrë hetimet e nevojshme.(Shtegu.com)

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...