XHEVAT LIMANI NË EKRANIN E MADH KINEMATOGRAFIK

Shkruan: Naser Shatrolli, Prishtinë

Figura më e qëndisur teatrore dhe filmike për kohërat e lavdeve skenike Xhevat Limani – aktor i brezit të aktorëve të suksesshëm, do fërfëllej nuri i tij kreativ e krijues, në shiritin e ekranit të madh, në filmin e quajtur «Prova» gjersa, arti dhe aktori është në provë për të sprovuar fushën e mëllenjave të tij, për të nxjerr nga thelbi i saj, lëngun e kërkuar, për makinerinë e shiritit filmik, që do të kërkonin gjakë të vërtetë, për të prekur ndjenjat e kërkesave kohore, në këmbëkryqin e kinematografisë së kohës, e cila është prova më e rëndësishme në raport me aktorin dhe shkruesit e rolit të aktorit përkatësisht me vënësit e motorit të kësaj uzine globale, që ka sendërtuar urën e kupolës, në qiell të hapur, për ti bërë karshillëk vet qiellit, yjeve dhe vet universit, andaj, ky aktor me forcën e besimit, do të sprovohet në një format krejt të ri artistik- kinematografik me një regjisore poashtu nga Amerika por që ka marr nga Kosova një përvojë të qumësht artistike për filmin, skenarin dhe për ekranin e madh.

Xhevat Limani dhe Liza Hoxha do të luajnë rolet e protagonistëve kryesorë në filmin “Prova” me regji dhe skenar të Mrika Krasniqit. Përkrah tyre luajnë edhe aktor tjerë si: Mirsad Abazi dhe Julian Biba.

Për Xhevat Limanin çdo skenar është si të ishte shkruar nga ai, meqë ka detin në syzheun e tij shpirtëror, në artistin duhet banoj antika, duhet ketë vend bjeshka dhe gjurmët e hyjnive që kur u krijua dialogu dhe u zbulua teatri, secili aktor është i vjetër sa vet antikiteti nëse do të donte të ngelej i qëndrueshëm në kërkesat e kohës moderne të filmit dhe teatrit. Limani e ka në dioptirinë e tij çelësin e intuitës ekranore, ka sensin e të bërit aktrim në kamerë dhe në skenë mbi të gjitha, ka figurën përrallore që përkon në tipare të karaktereve përkatësisht personazheve historike, sidomos, tek frymëzimet epike, e gjen të gjallë secilin personazh, nisur me kreatorët e mëdhenj të dramaturgjisë botërore. Andaj, unë, po nisem nga vetja ime, meqë e dua, e çmoj, e respektoj maestro Xhevat Limanin, do ja kem zili Mrikës që ka punuar me Limanin dhe ka krijuar identitet të ri për ekranin, e cila ka mbjellë në tokën e pa mbjellë këtë imazh ekrani, e që do të bëhej e tërë kur do të përfundoj gjithë projeksioni filmik dhe do të kemi mundësi që ta shijojmë këtë mëlmesë artistike në kinemetë që kanë status universal, ku duhet përshtatur që nga hyrja – nga tapeti i kuq, dhe gjer tek pjesa e koktejit, kollares dhe lules që bartë në xhepin e jashtëm të zemrës!

Unë besoj në lapsin e Mrikës, ashtu siç besoj edhe në idetë e saj, në ecurinë e saj artistike dhe në produktin e saj që ka sjellë për Nju Jorkun në Nju Jork, dhe për origjinën e saj, në një tokë të rrethuar me ujë dhe ndërtesa të larta sa vet qielli.

Xhevat Limani është shprehur botërisht se filmi do ta ketë krrokamën e vet në arenat e mjediseve ku prodhohet dhe shijohet filmi. “Pasi lexova skenarin e Mrika Krasniqit m’u duk sikur roli ishte shkruar për mua. Fryma e punës me regjisoren ishte një eksperiencë e veçantë. Mrika ishte shumë kërkuese sa u përket skenave me partnerët, situatat e rënda me transformime të shpeshta psikologjike si dhe në ritmin e brendshëm të veprimeve konkrete në rrafsh natyrshmërie dhe spontaniteti. Është shprehur për mediet Xhevat Limani.StrugaLajm

Filmi “Prova” (Proof) është prodhim i kompanisë Nil Production, me drejtor fotografie Ibër Deari. Filmi i dedikohet rreth 20 mijë fëmijëve të Kosovës, prindërit e të cilëve u vranë në luftën e vitit 1999.
Xhevat Limani është shkrimtar, është aktor «pa atdhe» siç thotë ai në titullin e librit të tij të fundit, meqë, aktori ka atdhe universin. Është dramaturg që gjurmon anitikitetin ilirik, gjurmon prejardhjen e tij, artin e tij, pasurinë e tij historike, duke soditur personazhe që kanë lënë shenja, në gurët e aritmisë arkitektonike të lashtësisë.

“Jam i bindur s’e kam realizuar një protagonist poliedrik”. Pohon Limani, sepse është trup, e kokë, e këmbë – siç thonë fjalët urtare, brenda kësaj oaze të gjelbërt, qoftë e rrethuar me mekanizma teknologjie, që luajnë kulçedrën dhe duan të përbijnë çdo gjest, e syshikim të këtij djali në moshë madhore, porse është djalë i ri në shtrirje dhe mendime gjersa prek me dorë qiellin cdo ditë, atje ku do të gjente hisen e botës së tij shpirtërore, atje ku do të gjente ngjyrat e hapësirës së tokës së babait të tij, atje do të gjej dhe gjethet vjershërisë së vjeshtës së tij – verilindjes së tij, aty gjen kufinjët e emocionit të tij, gjen petalet e Lules së tij, gjen Fortunën e peshës së rrapllimave të këmbës së tij, gjen Erën e frymëzimiti të tij.

Xhevat Limani merimangon nyje jetike për rë mbrotjur nga ethet e parazitomanisë, sintezën e dërrasave të zeza teatrore dhe shiritin e zi filmik.StrugaLajm

Filmi “Prova” është sprovë e parë për shqiptarët e Amerikës, me të cilën do të drumëzohej harfa e avancimit të statusit kulturor për Diasporën shqiptare, të cilët kanë shtrirë testin e provës jetësore në këtë oqeani madhore, të cilët me dashuri për shiritin, do të ngrohin rrezet e para të diellit posa të depërtojnë përmes lisave të mëdhenj në dritaret e Limanit”

Xhevat Limani është themelues i Teatri Shqiptar në Amerikë. Ka krijuar dhjetëra role teatrore, pastaj role për ekranin.
Është dhe fitues i një morie cmimesh si në festivalin “Flaka e Janarit” për rolin Mbreti Kreon tek Antigona e Sofokliut; fitues i shpërblimit “Aleksandër Mojsiu” me shfaqjen “Shqiptar të jesh apo të mos jesh” sipas Fishtës në Festivalin mbarëkombëtar në Tiranë, fitues i më se 20 shpërblimeve artistike nëpër festivalet kombëtare dhe shtetërore.
Ka luajtur në filmin e Ekrem Kryeziut “Udhë pa kthim”, rolin e Gazetarit, në filmin “Nata” të Esat Musliut rolin Kaska, në filmin “Rrugët që vrasin” të Halil Budakovës rolin e Shefit të UNMIK në Kosovë, në filmin “Kolonel Bunker” rolin e drejtorit të Burgut, në filmin “Jeta private e Pipa Lisë” rolin e Kalimtarit në regji të Rebecca Myller, në filmin “The Journey” të Mike Dusi ku luajti rolin e Profecisë, etj.

Në filmin “PROVA” me skenar dhe regji të Mrika Krasniqit, Xhevat Limani luan rolin e Aktorit kryesor, prof. i Artit dramatik, krahas Liza Hoxha, e cila luan rolin e mbesës “Dea”.
“Liza Hoxha është nxënëse e klasës së VI- në shkollën amerikane në Prishtinë (American School of Kosova) vajza e Ardian dhe Era Hoxha, përndryshe mbesa e tij në jetë dhe në film, njihet si Dea.

Sinopsisi i Filmit “Prova”

Gjyshi dhe mbesa e tij, gjatë bombardimeve, mbesin të ngujuar në bodrumin e një ndërtese. Pasi merr vesh se vajzës ia kanë vrarë prindërit, gjyshi pëson një traumë dhe vendos të qëndroj në bodrum edhe pas përfundimit të luftës.
Duke qenë profesor i artit dramatik ai krijon brenda bodrumit hapësira të ndryshme për të argëtuar mbesën e cila gjindet në karrocë invalidesh nga një aksident i pësuar më parë.

Filmi Prova (Proof)
Skenari dhe regjia: Mrika Krasniqi
Drejtor Fofografie: Ibër Deari
Rolet kryesore: Xhevat Limani, Liza Hoxha
Rolet e tjera: Mirsad Abazi, Julian Biba
Filmi “Prova” (2018) është prodhim i kompanisë Nil Production


Loading...
loading...