Zabzuni:Nis aksioni për izolimin e zjarrit në deponinë e Strugës,Zaevi premton ndihmë!

Ka filluar sonte aksioni në shkallë të gjërë për lokalizimin e zjarrit në deponinë e Strugës njofton për Strugalajm.com kryetari i komunës së Strugës Mustafa Zabzuni.Ai referon se tashmë janë angazhuar të gjithë kompanitë që posedojnë mjete tranportuese por edhe mjete të tjera në funksion të izolimit të vatrave të zjarrit me tampon dhe sistemimin e deponisë.Zabzuni sqaron se sonte ka patur edhe një komunikim me kryeministrin Zoran Zaev ku ka marr mbështetje si deklarative ashtu dhe konkrete  që kjo problematik e trashëguar të zgjidhet në një kohë të shkurtër.Zabzuni potencon se kryeministri i ka thënë që qeveria do jetë  në gadishmëri duke i ofruar të gjitha resurset për tejkalimin e kësaj problematike.Zabzuni shpreson se qeveria e re do të tregojë më shumë gadishmëri për zgjidhje sepse sipas tij qeveria e kaluar për katër vjet nuk bashkëpunoi me Komunën por në vazhdimësi bllokoi iniciativat për dislokimin e deponisë.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...