Ziadin Sela e ka një porosi “Shqip” për VMRO

“Për Aleancën për Shqiptarët nuk ka kuptim sjellja e VMRO-DPMNE-së që të vijnë në Kuvend vetëm që t’u kundërvihen interesave të më shumë se një të tretës së qytetarëve”, deklaroi lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një konferencë për shtyp në Kuvend, njofton Portalb.mk.

Ai e ka porositur VMRO-DPMNE-në që “të heq dorë nga kjo sjellje që kanë për qëllim vetëm që të mbledhin pikë politike”.StrugaLajm

“Për ne është e papranueshme termi “përdorimi i gjuhës që e flasin 20% e qytetarëve”. Askush nuk ka të drejtë që të shpik definicione për gjuhën tonë, ashtu siç reagojnë maqedonasit për çështjen emrit. Ajo është gjuha shqipe dhe ashtu duhet që të qëndrojë”, ka deklaruar Sela.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...