Ziadin Sela për rastin “ALMIRI”: “Mos ju besoni BDI-së edhe dhuratë në ju bëfshin”

Partitë shqiptare mbështesin iniciativën e BDI-së për formimin e Komisionit Anketues për rastin e Almir Aliut. Nga Aleanca për Shqiptarët shprehen se do të mbështesin çdo iniciativë që ka për qëllim një proces të drejtë gjyqësor. Megjithatë kreu i saj Ziadin Sela dyshon në sinqeritetin e BDI-së në këtë iniciativë parlamentare. Siç thekson ai, grupet e punës formohen për të dështuar.

Komision parlamentar anketues duhet në përgjithësi për sistemin dhe shtetin e të drejtës në Maqedoni. Dje kishte një protestë ku nga protestuesit u dhanë qartë kërkesat. E para gjë që duhet bërë, duhet përgjegjësi për çdo gjykatës. Jo vetëm në rastin e Almirit. Sistemin e së drejtës nuk e zgjidhim dot duke pasur qasje parciale ndaj kësaj çështje, por duhet të zgjidhen të gjitha proceset e montuara politike, duhet të vendosen para përgjegjësisë të gjithë ata që i kanë montuar. Mos u besoni daneve edhe dhuratë në ju bëfshin. I shkon shumë për shtat BDI-së kjo shprehje. Mos i besoni BDI-së edhe dhuratë në ju bëfshin. Çurçili thotë nëse do të mos e zgjidhni një çështje, krijoni komision – tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.